Mejuedher-MekGregor, po ideohet një revansh 500 milionë dollarësh

Feb 8, 2018 | 15:34
SHPËRNDAJE

MekGregor, akti i dytë… Është ky thashethemi që ka nisur të dëgjohet në “kanalet” e rangjeve drejtuesve të Federatës Botërore të Arteve Marciale Mikse “MMA”. Por, më shumë se një tjetër përballje mes kampionit të peshave të mesme në boks dhe atij të sfidave në kafaz për të njëjtën peshë, është shifra që janë gati të grumbullojnë sponsorët ajo që ka tronditur ambientin dhe mund të tundojë seriozisht dhe mbi të gjitha Mejuedherin, i cili në dhjetor të vitit 2017 konfirmoi daljen në pension.

0ab7b8b48eef95fca5164a392ace5ddd

Këta dy luftëtarë u ndeshën në gushtin e kaluar në Las Vegas, kur Konor MekGregor u ndal në raundin e 10-të të ndeshjes së tyre të boksit, disiplina e preferuar e Majueadher. Ky i fundit, edhe pse pranoi se vuajti goditjet e shpejta në dy-tre raundet e para të kampionit të arteve marciale, në fund, amerikani e komplimentoi MekGregorin dhe u shpreh i lumtur për këtë duel, nga i cili Mejuedher fitoi mbi 300 milionë dollarë, ndërsa irlandezi mbi 100 milionë.

Flojd-Mejveder-i-Konor-Mekgregor

Por, nëse revanshi do të vihet në skenë, atëherë mendohet se për këtë sfidë do të jetë shumë e lehtë që të grumbullohet një shifër prej 500 milionë dollarësh, një çmenduri duke menduar zerot e shumta që do të fusnin në xhepat e tyre dy sportistët në fjalë, por me një kusht…

15038146665071

Këtë herë, ai që do të ndryshojë, do të jetë “terreni” i sfidës. Nëse në Las Vegas u garua në ring dhe me doreza boksi, abitati i Floid Mejuedher, këtë herë dueli do të transferohet në “kafaz” në shtëpinë e Konor MekGregorit. Madje, ka zëra që nënvizojnë se boksieri amerikan ka nisur të përgatisë terrenin duke qenë se Majuedher kohët e fundit është shfaqur në kafaz duke provokuar MekGregorin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura