Meidani: PS-PDIU nuk marrin më shumë se 70 deputetë

Sep 22, 2016 | 12:02
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Rexhep Meidani shprehet se PS dhe PDIU nuk mund të fitojnë më shumë se 70 vota së bashku në zgjedhjet e ardhshme.

Rexhep Meidani
Rexhep Meidani

Në një intervistë për “Koha Jonë” ai i referohet zgjedhjeve të vitit të kaluar kur thotë se këto dy forca politike nuk garantojnë dot qeverisjen së bashku.

“Ky tekst (Dibra) nuk mund të vlejë si një projeksion real për zgjedhjet e ardhshme, aq më tepër që edhe në ato zgjedhje një rol të dorës së parë do të kenë vetë aleancat parazgjedhore apo koalicionet paszgjedhore. Nga ana tjetër, duhet të kihet parasysh se, me sistemin zgjedhor aktual, partitë e treta (siç mund të jetë PDIU në një koalicion të ngjashëm me atë në Dibër), brenda aleancave parazgjedhore, mund të goditen në një mënyrë apo tjetrën, sidomos në marrjen e numrit të dëshiruar të mandateve”, shprehet Meidani.

Sipas tij “pra, është shumë herët për të ndërtuar një projeksion konkret, veçanërisht pa njohur ndryshimet në sistemin zgjedhor (me lista të hapura apo të mbyllura, me korrigjim kombëtar ose jo), aleancat parazgjedhore me dy apo tre boshte kryesore, pse jo dhe krijimin e konfigurimeve të tjera politike-elektorale. Ama, sipas votave totale në zgjedhjet vendore të një viti më parë, PS-ja e vetme, qoftë dhe në variantin binomial PS – PDIU nuk mund të arrijë të fitojë mbi 70 mandate, pra dhe të mbajë qeverisjen qendrore…”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura