Mehmet Shehu: Ramizi do pushkatuar, Ramizi do vrarë, po ç’ti bëj Enverit unë

Dec 2, 2015 | 12:40
SHPËRNDAJE

Ish-sekretari i Ramiz Alisë si president dhe në periudhën më të rëndësishme për fatet e vendit në vitet ’90 që sollën edhe ndryshimin e sistemit, Guro Zeneli, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” tregon me detaje çfarë ndodhi që para vitit ’90, si nisi era e ndryshimit, takimet me intelektualët, studentët dhe dërgimin e Sali Berishës atje.

Guro Zeneli në 85-vjetorin e ditëlindjes së Ramiz Alisë
Guro Zeneli në 85-vjetorin e ditëlindjes së Ramiz Alisë

Në këtë intervistë Guro Zeneli hedh një variant të ri të luftës për pushtet brenda krerëve të komunizmit të asaj kohe.

Ai flet dhe për bisedat me Ramiz Alinë për fillimin e demokratizimit që herët, pikërisht në kohën kur ish-kryeministri i vetëvrarë Mehmet Shehu kërkonte pushkatimin e Ramiz Alisë, por që pengohej nga Enver Hoxha.

“Madje Mehmet Shehu pasi mbaroi Pleniumi i KQ te PPSH-së, ne vitin 1973-1974, shkoi drejt e ne zyren e tij si Kryeminister. Dhe sa hyri ne zyren e tij nisi te therriste me ze te larte, ne prezence te (I.E) nepunes i rendesishem, prane tij, si jurist i mirenjohur i tij, por qe (I.E) si njeri besnik, nuk e denoncoi te askush. Dhe Mehmet Shehu si njeri nevrastenik, duke ecur neper zyren e tij, therriste: “Ramizi do pushkatuar”, se “Ramizi eshte kapua i pare”, “Ramizi do vrare! Ramizi do pushkatuar”, keshtu therriste goja e kryeministrit. Kjo ishte nje marrezi e papare. “Po ç’ti bej Enverit- thoshte Mehmet Shehu…”, kujton Guro Zeneli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura