“Mehmet Shehu kishte frikë të sulmonte patrullën me gjermanë”- Dokumenti: Enver Hoxha me shtabin e tij ndodhet n’atë Qëndër. Eelement kurveleshas për…

Oct 19, 2019 | 17:32
SHPËRNDAJE

Memorie.al publikon dokument arkivore me dosjet e panjohura të veprimtarisë së aleatëve Anglo-amerikanë në vëndin tonë gjatë periudhës së Luftës, 1943-1946, të nxjerra nga Arkiv Qëndror i Shtetit, fondi “Veprimtaria e misioneve aleate Anglo-amerikane në Shqipëri”, ku hidhet dritë mbi kontributin e tyre vendimtar në çlirimin e plotë të Shqipërisë nga italianët e gjermanët. Si u rrëzuan në Shqipëri me dhjetra avionë aleatë, duke u kapur rob nga qindra parashutistë si dhe viktimat nga popullsia civile në qytete të ndryshme të Shqipërisë…

Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore forcat aleate anglo-amerikanë morën pjesë aktive që në fillimet e rezistencës antifashiste në Shqipëri duke u inkuadruar në çetat e para nacionaliste dhe ato partizane, ata financuan dhe furnizuan rregullisht me para, veshmbathje, paisje shëndetsore, municjone, armatime, teknikë luftarake, e gjithshka tjetër që i duhej asaj rezistence në vëndin tonë.

1-12-750x375

Ata kryen me qindra inkursione ajrore fluturimi duke bombarduar pa pushim të gjitha trupat dhe vënd-instalimet gjermane kudo që ndodheshin në të gjithë krahinat, fshatrat e qytetet në gjithë territorin e Shqipërisë së asaj kohe, përfshirë edhe ato që ndodheshin në Malin e Zi, Kosovë e Maqedoni. Dhe si rezultat i gjithë këtij angazhimi të tyre, gjatë viteve 1943-1944, vetëm në territorin e Shqipërisë janë rrëzuar disa dhjetra avionë aleatë, duke u vrarë,

kapur rob prej gjermanëve, apo zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, disa qindra ushtarakë anglo-amerikanë. Shumica e të cilëve më pas përfunduan krematoriumeve të Aushvic-it, Mat’hauzen-it, Dakao-s, apo kampeve të tjera shfarosëse që nazistët hitlerianë kishin ngritur në shtete të ndryshme të Europës. Por të gjitha këto, për Enver Hoxhën dhe regjimin e tij komunist, patën vlerë deri në vitin 1946, kur lufta kishte mbaruar dhe ai nuk kishte më nevojë për ta.

Në atë kohë Hoxha i ndërpreu të gjitha marrdhëniet me anglo-amerikanët, dhe më pas, gjithshka që ata kishin bërë për Shqipërinë, u fshinë të gjitha sikur të mos kishin ekzistuar kurrë. Që nga ajo kohë e deri në fillimin e viteve ’90-të, historiografia e propaganda zyrtare e regjimit komunist të Enver Hoxhës, jo vetëm që e pasqyronte ndihmën dhe rolin e tyre në Shqipëri si tejet sporadike, por përkundrazi: i konsideronte ata si pengesë në Luftën Antifashiste, duke i identifikuar si “tradhëtarë dhe renegatë” të kauzës e idealeve të tyre komuniste.

Si rezultat i gjithë kësaj propagande afro gjysëm shekullore, gjë e cila fatkeqësisht vazhdon ende dhe në ditët e sotme, në imazhin e përfytyrimin e pjesës më të madhe të shqiptarëve, aleatët anglo-amerikanë, janë ata që “hidhnin dy këpucë të një këmbe”, apo “biskota dhe çokollata të prishura, duke “ndihmuar vetëm agjentin e tyre, Bazin e Canës”. Nisur nga këto çka thamë më lart, pa dashur kurrsesi që të glorifikojmë rolin e tyre, e të mohojmë apo minimizojmë rolin e kontributin e të gjithë atyre shqiptarëve që u ngritën e luftuan kundër pushtuesëve të huaj gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, por me të vetmin qëllim për të ndriçuar e hedhur dritë sadopak mbi të vërtetën, Memorie.al. që nga ky numër e në vazhdim, do të publikojë një sërë dokumentesh arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë, ku pasqyrohet më së miri, e gjithë veprimtaria e aktiviteti i Anglo-amerikanëve në Shqipëri. Një pjesë prej tyre po i botojmë në mënyrë integrale dhe pa asnjë shkurtim, me qëllim që të krijohet një ide sa më e qartë mbi rolin e tyre dhe të Shqipërisë së asaj kohe.

vijon nga numri i kaluar

Qeveria e Tiranës: Komitetit për Mbrojtjen Kundërajrore

Siç shihet edhe nga dokumentet e shumta arkivore, gjatë viteve 1943-1944, aviacioni aleat ndërrmori aq shumë inkursione ajrore bombardimi kundër trupave gjermane në të gjithë territorin e Shqipërisë (Etnike), saqë e detyroi qeverinë e Tiranës të formonte një Komitet për Mbrojtjen Kundërajrore, duke vënë edhe një shumë të madhe në franga ari nga buxheti i shtetit për

kompensimin e dëmeve. Kjo gjë erdhi pasi, veç objektivave gjermane që goditeshin papushim, aviacioni aleat, gabimisht shkaktoi dëme të shumta materiale dhe njerëzore, duke lënë me

qindra të vrarë e të palgosur nga popullsia civile. Kjo gjë është e evidentuar saktë edhe me listat përkatëse të dëmeve dhe viktimave në të gjitha qytetet e fshatrat ku u bënë bombardimet.

Lidhur me këtë, në një dokument arkivor shkruhet:

“Shteti Shqiptar. Bashkija e Kryeqytetit.

Drejtoria e Shërbimeve të Admin-Personelit.

Prefektura e Tiranës. Nr.2518/II. Ministrija e

  1. Të Mbrendëshme. Drejtoria e Korespondencës. Nr.3205/141.

KONCEPT. Tiranë, më 12/VI/1944.

PREFEKTURAVE BASHKISË SË KRYEQYTETIT. TIRANË.

(Shkurtimi: masa kundërajrore)

Ju njoftohet se Gjenerali Fuqiplot Gjerman në Shqipni, kërkon që masat e mbrojtjes kundër-ajrore nga an’ e popullsisë të forcohen në mënyrën që vijon:

  1. a) Errësim i rregullt nga an’ e civilave dhe të gjitha vendeve ku janë vendosur Trupat Gjermane, veçanërisht në Tiranë;
  2. b) Masa kundër rrezikut të zjarrit ndër shtëpija civile që ndodhen pranë ndërtesave të okupuese nga trupa gjermane, në mënyrë që të kufizohet zjarri eventual nga vendi i origjinës; c)

Disponim i urdhënave të duhuna Policore, në rast se nuk janë dhanë deri më sot; d) Kontroll i dendun nga ana e organeve të Gjindarmërisë rreth masave të shënueme në pikat a) e b).-Lutemi

prandaj me dhanë dispozitat e duhuna për marrjen e masave dhe respektimin e pikave të përmënduna ma sipër.

N / MINISTRI. (E.Çoba)

d.v.) BASHKISË SË KRYEQYTETIT (Komiteti për M. K. Ajrore)

VËND. Me lutje që të bahen shpalljet e duhuna nga ana e këtij Komiteti dhe të njoftohet përfundimi. PREFEKT’I KL. I: (Q.Mulleti d.v.)

Ministrisë së Kulturës Popullore. Tiranë.

Për ta shpallur sa ma parë me anë të radios e fletores.

ZAV. KOMISAR’I JASHT-ZAKONSHËM:

 

(Halil Mëniku) firma. 14.6.1944. (AQSH. Fondi 152. Viti 1944.

Dosja 374. Fl. 181)

Kujtimet e ish-misionarëve aleatë, Julian, Amaery, David Smajl dhe Reginald Hibbert

“Mehmet Shehu me brigadën kishte frikë të sulmonte patrullën me

20 gjermanë”

Veç qindra e qindra dokumenteve që gjenden në arkivat e shtetit shqiptar, ku jepet qartë kontributi i madh dhe vendimtar i aleatëve anglo-amerikanë në çlirimin e plotë të Shqipërisë, dhe

ndihma që iu dha kryesisht partizanëve të Enver Hoxhës, kjo gjë është pasqyruar edhe në kujtimet e disa prej ish-ushtarakëve aleatë që asokohe ishin me misione në Shqipëri, si: Peter Kemp, David Smajl, Reginald Hibbert, Julian Amery etj. Në parathënien e librit “Bijt e Shqipes”, të Julian Amery, (të botura fillimisht në Londër në 1947-ën dhe më pas në Tiranë në vitin 2002), David Smajl, në mes të tjerash shkruan: “Ne ishim vazhdimisht në kontakt me Enver Hoxhën dhe Shtabin e Përgjithshëm të LNÇ. Kur u konsiderua se çdo gjë ishte gati, Brigda e Parë sulmuese e komanduar nga Mehmet Shehu, zhvilloi një paradë. Shpresat tona ishin të mëdha se më së fundmi kishim përgatitur një forcë të aftë për të luftuar italianët dhe gjermanët që po mbërrinin.

Një postbllok gjerman i përbërë nga 20 ushtarë patrullonte në rrugën nga Korça në Leskovik dhe ata ishin një shënjestër e mirë. I kërkuam Mehmet Shehut të sulmonte këtë postë por ai me kokëfortësi refuzoi. Kuptuam që të gjitha përpjekjet tona kishin shkuar dëm kur brigada kish lëvizur në Jug dhe po u vinte zjarrin fshatrave balliste.

U kuptua qartë se brigada do të përdorej për të luftuar rivalët politikë, ballistët dhe zogistët për të vënë vëndin nën kontroll pasi okupatorët e huaj të nxirreshin jashtë”. (“Bijtë e Shqipes”. Fq. 6, Shtëpia Botuese “Lumo Skëndo” 2002) Kjo ngjarje është e pasqyruar edhe nga Reginald Hibbert në librin e tij “Fitorja e hidhur”, (Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve 1993) ku në mes të tjerash (fq, 91) duke cituar David Smajl-in, ai shkruan: “Kulmi i zhgënjimit me partizanët erdhi kur Maklini dhe Smajlin sugjeruan që Brigada e I-rë, pasi u u armatos dhe u stërvit prej nja dy muajsh, duhej të provohej në aksion.

Siç duket Mehmet Shehu e pranoi këtë dhe u planifikua një pritë kundër një autokolone gjermane në një rrugë afër Barmashit. Para se të niste aksioni, Shehu e tërhoqi atë me një justifikim të pabazuar, se një postë e vogël gjermane në rrugë e bënte të pamundur përparimin e Brigadës prej 800 vetash. Ne në atë kohë këtë qëndrim e quajtëm se vinte thjesht nga frika. Pak kohë pas italianët ndërrmorën një sulm ndëshkues mbi Vithkuqin e Shtyllën dhe Brigada e Parë u tërhoq pa bërë shumë qëndresë”. Dokumenti arkivor hedh dritë për ndihmën e aleatëve ndaj partiznëve.

Dokumenti: “45 oficerë englezë në Helmës me Enver Hoxhën”

Në morinë e qindra dokumenteve arkivore ku pasqyrohet qartë veprimtaria e aleatëve Anglo-amerikanë në Shqipëri gjatë periudhës së Luftës, 1940-1944, një vënd të madh zënë ato ku

flitet për ndihmën dhe kontributin e tyre ndaj partizanëve të Enver Hoxhës. Aty flitet për oficerë e nënoficerë aletatë të cilët që në vitin 1941 u atashuan pranë çetave të para partizane

të komandura nga Bedri Spahiu në Gjirokastër, Nexhip Vinçani në Korçë, Kadri Hoxha në Martanesh, Esat Ndreu në Dibër, etj. Në ato dokumente pasqyrohet edhe ndihma e madhe që ata i dhanë personalisht Enver Hoxhës, si p.sh. në Kongresin e Rinisë Antifashite të Helmësit në Skrapar. Lidhur me këtë, në dokumentin në fjalë të cilin po e botojmë të plotë, shkruhet: “Shteti

Shqiptar. Arma e Gjindarmërisë Shqiptare. Komanda e Përgjithshme. Adjutantura. Nr.311/4 Rezervat Posaçëm. Tiranë më 30 Korrik 1944. Shkurtimi: Mbi një bazë në Skrapar të Oficerëve Englezë që drejtojnë aktivitetin e Shtabeve Komuniste. Ministrisë së P. të Brendëshme (Zyrës Politike) Tiranë. Në vijim të lajmërimit Nr. 311/2 res Posaçëm dt.17 këtij mueji, kemi nderin me parashtrue se Komanda e Zonës Operacjonit Beratit ka ardhë në gjendje të vërtetojë informatën e masipërme me anë njerëzish besnik që ka dërgue në vendë dhe na referon si ma poshtë: Përmbi katundin Helmës në Skrapar dhe pikërisht në rrëzën e Malit “Lirë” në një livadh shumë a pak i gjanë si dhe në lagjen Xholak, po t’atij katundi ku gjendet prapë një livadh i tillë janë ngrehun nji

numër i konsiderushëm baraka ende të pangjyrueme. Ndër të dy këto vende zbresin aeroplanë Englezë me shkarkime materiale të ndryshme dhe ushqime. Gjinden atje 15 Oficera dhe 30 N/Oficera e Ushtarë Englezë të pajosun me Radjo transmetuese.- Për ruajtjen e këtij Shtabi është caktuar Brigada e 12-të e formuese rishtaz me elementët ma të shumtit Kurveleshas dhe përbahet nga 200 veta. Enver Hoxha me Shtabin e tij ndodhet n’atë Qëndër.-Aty nga data 19-20 e këtij mueji janë nisur prej Skraparit në drejtim të Elbasanit nji çetë prej 250 veta me tri barrë municion reserve dhe nji mortajë të randë me qëllim të shkojnë në ndihnë të çetave në viset e veriut.

Para ca ditësh nji mbledhje çetash komuniste asht ba në Çorovodë.-Asht e vërtetë se ndërmjet Komunistave ekziston nji grindje, pse nji pjesë don që të quhet nacional- çlirimtare dhe nji pjesë tjetër Komunista internacjonalistë.- Popullsia asht shumë e dëshpërueme, sidomos për korrjen dhe konfiskimin e grunit, të cilin e depozitojnë pa e ça kryet për ushqim e Popullit.-Nga gjendja e krijueme në Skrapar, Dëshmicë e Mallakastër, do të ishte e lehtë tash të kryhej një Operacjon

vetëm me fuqi Qeveritare, kishte për të pas-simbas mendimit të Komnadës Zonës Operacjonit Beratit-ndihën e plotë të Popullit.- Njëkohësisht asht shumë e nevojshme organizmi shërbimit

propagandistik, mënyra ma e mirë me shpërnda trakte me anë ajrorësh dhe doras me anën e Beratit, tuj vënë në dukje humbjet e pësueme në Dibër e Mat, ngjarjen e Beranës (Mal i Zi) mbi vrasjen e Ali Avdisë me shokë Komunista Shqiptarë e tjera.

Zav.Komandant’i P.Gjindarmërisë

KOLONEL (Tahsin Bishqemi)

(AQSH. Fondi 152. Viti 1944. Dosja 866. Fleta 24)

Memorie.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura