Megan Fox thotë sërish “Po”, muzikanti i ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë

Jan 13, 2022 | 10:28
SHPËRNDAJE

Megan Fox po shkon sërish drejt martesës. Muzikanti Machine Gun Kelly i ka propozuar për martesë aktores seksi.

megan fox

Megan Fox publikoi në rrjetet sociale momentet kur i dashuri iu ul në gjunjë dhe shkroi: “Rreth një vit e gjysmë më vonë, pasi kishim ecur së bashku nëpër ferr dhe duke qeshur më shumë se sa e kisha imagjinuar ndonjëherë, ai më kërkoi të martohesha me të. Dhe unë thashë ‘Po’.”

megan fox4

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, dolën për herë të parë në publik si çift në qershor 2020. Ndërsa dyshja nisën romancën muaj më parë gjatë xhirimit të filmit të Midnight in the Switchgrass.

megan fox3

“Ajo ka sytë më të mrekullueshëm që kam parë ndonjëherë”, tha muzikanti.

Kurse aktorja u shpreh se nisën lidhje menjëherë: “Kur isha në dhomë me të dhe i thashë përshëndetje, e pashë në sy dhe menjëherë kuptova se ishte gjysma ime. Ia thashë menjëherë.”

megan fox1

Që nga ajo kohë çifti janë të pandashëm dhe janë shfaqur bashkë në tapetin e kuq të eventeve të ndryshme.

Ndërkohë kujtojmë që Megan ka qenë e martuar me Brian Austin Green. Ish-çifti, nuk janë divorcuar ende, kanë tre djem së bashku.

MGK është gjithashtu baba i vajze, Casie nga një lidhje e mëparshme.

/Panoramaplus.al

megan fox2 megan fox (1) megan fox (5) megan fox (4) megan fox (3) megan fox (2) megan fox

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura