Mega-oferta e Realit për Nejmarin, 100 milionë plus 3 lojtarë. PSG merr vendimin

Aug 22, 2019 | 9:46
SHPËRNDAJE

Pas ofertës së Barcelonës për Nejmarin, e cila u refuzua nga klubi i PSG-së, ishte radha e Realit të Madridit për të paraqitur ofertën e saj për brazilianin.

nejmar

Siç raporton “L’Equipe” në Francë, madrilenët kishin përgatitur një mega-ofertë për Nejmarin. 100 milionë euro, dhe plot tre yje si Bejl, Hames dhe Keilor Navas, në këmbim të ylli brazilian.

Të tre këta lojtarë, po kalojnë kohë të vështira në Madrid, dhe formacioni duket shumë larg me Zidanin në stol, dhe kështu, largimi do ishte një opsion më i mirë. Por, është PSG që edhe këtë ofertë të majtë, e ka refuzuar, duke tentuar ta mbajë sërish në ekip Nejmarin.

Ndërkohë, deri në ditët e fundit për sulmuesin, ka oferta edhe nga Barcelona e Juventusi, por duhet pritur për të parë vendimin që do të marrin parizienët.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura