Mediu: Të humbur janë PD dhe PS

Jun 26, 2015 | 13:19
SHPËRNDAJE

Në një analizë pas zgjedhjeve të 21 Qershorit, kreu i Partisë Repiblikane, Fatmir Mediu deklaroi se kjo forcë politike u konfirmua e katërta pas PS-së, PD-së dhe LSI-së.

Fatmir Mediu

Megjithatë sipas Mediut në përfundim të zgjedhjeve dy partitë e mëdha dolën të humbura.

“Te humbur jane te gjithe shqiptaret qe jane te pamundur te votojne dhe vendosin me vote. Te humbur te medhenj jane dhe dy partite e medha PD dhe PS nga mardheniet per te mbajtur pushtetin ne dem te shtetit dhe qytetareve. Prandaj eshte e rendesishme qe pozita dhe opozita, PD dhe PS ta analizojne siç duhet situaten per te mos e çuar vendin ne shkaterrim te mëtejshëm”, u shpreh kreu i PR.

Ai tha se i kishte kërkuar Partisë Demokratike të tërhiqte kandidatët ku PS kishte vendosur emra të inkriminuar, por demokratët nuk e morën parasysh këtë kërkesë.

“Me vonese ndoshta por ne i sugjeruam PD qe te terhiqej nga gara ne bashkite ku mazhoranca kandidonte njerez te inkriminuar ne menyre qe te mos i legjitimonim ata nepermjet proçesit zgjedhor. Eshte naive te besosh se ne kushtet e kesaj qeverisjeje dhe nje proçesi elektoral te inkriminuar, mund te fitohet perballe krimit, kur ata kane ne krah qeverine, bandat dhe parate e krimit. Varferia jo gjithmone bertet, shpesh ajo ul koken perballe te keqes dhe korruptimit te parasë”, theksoi më tej Mediu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura