Mediu me deputetin britanik, shqetësim për sistemin gjyqësor

Aug 15, 2018 | 14:50
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partise Republikane se bashku me drejtuesit e saj zhvilloj nje takim me te derguarin e Asamblese Parlamentare te OSBE deputetin Britanik Mark PRITCHARD, i cili shoqerohej nga Amb Andreas Nutele dhe Zv Ambasadori i OSBE në Tirane.

eb8a0a5c-0750-4525-a8e6-fc7590375be1

Ne takim, Mediu ngriti shqetesimin per situaten ne sistemin gjyqesor. Duke mbeshtetur nevojen per nje reforme te drejte dhe transparente sic tha ai në Drejtesi, Mediu theksoi se situata ne te cilen ndodhet Shqiperia pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te larte dhe ndoshta se shpejti pa gjykata apeli eshte nje situate e paprecedente dhe e qellimshme per ti dhene kontroll absolut qeverise ne kontrollin e jetes politike dhe ekonomike në vend.

Mungesa e ketyre gjykatave i ka dhene mundesine Qeverise te aprovoje ligje ne shkelje te kushtetutes dhe njekohesisht te shkele cdo mundesi per qytetaret te gezojne apo mbrojne lirite dhe te drejtat e tyre.

Po ashtu Mediu theksoj se reforma zgjedhore pa nje gjyqesor te pavarur eshte nje reforme e kote sepse cdo rezultat final do te vendosej nga gjykata nen kontrollin e qeverise. Nese deri me sot ka qene problem blerja dhe manipulimi i votes, me kontrollin e plote te gjyqesorit Qeveria socialiste do vinte ne diskutim cdo rezultat te zgjedhjeve per te perjetesuar keshtu pushtetin e saj nepermjet korrupsionit dhe krimit, manipulimit dhe gjykatave politike.

Po ashtu ne takim u ra dakort qe situata gjeopolitike ne ballkan eshte shume shqetesuese dhe ka forca te interesuar per te shmangur Ballkanin nga rruga Europiane dhe NATO dhe rizgjimin e konflikteve te vjetra gjate shperberjes se ish Jugosllavise.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura