Mediu kundër Bashës: Të na thotë nëse po bën pazare për Durrësin, mund të dalim vetëm në zgjedhje. Kreu i PD mbledh të mërkurën aleatët

Mar 30, 2015 | 15:42
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet se kjo forcë politike mund të dalë e vetme në zgjedhje nëse PD-ja nuk ia lë asaj bashkinë e Durrësit.

Kreu i PD, Basha, kreu i PR, Mediu dhe kandidati per Durresin, Agron Duka

Sipas Mediut, kandidati Agron Duka është fitues me sondazhet që janë bërë, teksa akuzoi PD-në se po bën pazare për Durrësin.

“Duka me 4 sondazhe është fitues në Bashkinë e Durrësit dhe është shumë herë më lart se kandidatët e PD-së. Nëse ka një pazar tjetër me PS në Durrës apo me kryetarin aktual të Durrësit është muhabet tjetër”, tha Mediu në një intervistë për Tv Klan.

Sipas tij “Partia Republikane nesër do mbledhë kryesinë e vet për të vendosur qoftë edhe të dalë e vetme në zgjedhje. Unë nuk mendoj se zgjedhjet fitohen me protesta. Është e rëndësishme që kandidatët të ndërtojnë strukturat e duhura dhe të ballafaqohen me opinionin”.

Kreu i republikanëve kritikoi Bashën edhe për faktin se ende nuk ka mbledhur aleatët.

Ndërkohë, burime në Partinë Demokratike bëjnë të ditur për “Panorama Online” se kreu i PD-së ka thirrur të mërkurën në orën 17:00 një takim me të gjitha forcat politike të djathta. 

Mediu: PR, parti opozitare. PD, shumë vonë për diskutime me aleatët

Mediu në një intervistë për “Ora News’ dha arsyet se përse Partia Republikane mund të kandidojë e vetme në zgjedhjet lokale.

Mediu gjatë intervistës

Do të thotë divorc më PD-në?

PR as nuk dyshohet, s’ka as më të voglin dyshim që do të jetë parti në opozitë, e djathtë…të shikojë të mundësojë maksimumin e fitores në zgjedhjet lokale.

Mediu tha se nëse PD do të shkojë vetëm në zgjedhje, PR do të bëjë të njëjtën gjë.

“Koaliconi është grupim i përbashkët qëllimesh dhe interesash…duhet të ketë një transparencë në rradhë të parë…”, tha ai, duke nënvizuar se s’mund të vendoset në mënyrë preferenciale.

Do ta prisni Bashën deri të mërkurën?

Përgatitja për të dalë e vetme në zgjedhjet lokale s’do të thotë se s’kemi axhendë të përbashkët me PD, por PR s’mund të presë deri në momentet e fundit… 

I pyetur se ç’po ndodh me kandidaturën e Dukës në Durrës, mediu u përgjigj:

S’jam kam kërkuar unë kandidimin Dukës…, por simpatizantë…,të së djathës. Kam qenë nga njerëzit më skeptikë për vetë çka ndodhur në zgjedhjet e mëparshme…ndodhin gjëra të çuditshme brenda së djathtës në Durrës që përfundojnë në disfata elektorale në Durrës…

Ç’po ndodh?

Janë lojtarët e mëdhenj që dinë të luajnë kartat…, Dako njihet për të pasur kandidatura ato që do vetë. 

A do jetë Duka?

Shpresoj të kemi kandidat fitues, nëse Duka s’do jetë, jam i pari që them jo.

Duka mund të jetë edhe kandidat i PR nëse marrëdhëniet do të jenë të tilla. Nëse PD vazhdon në vetë e PR në vetë…kjo është ajo që i kërkoj zotit Duka.

Do ta gjeni gjuhën e përbashkët me PD?

Jemi vonë, shumë vonë. Kemi 24 vjet në politikë…të qenit në opozitë…varet nga serioziteti i PD, skam parë ndonjë seriozitet deri më tani…nga pikëpamja elektorale. Uroj të jetë. Të ketë dëshirën për të dëgjuar më vëmendje e të marrim me këmbë në tokë vendime… 

Është Durrësi arsyeja e ngërçit?

Rreth para një jave kam deklaruar se jemi vonë. Do mblidheshim në javën e parë të marsit, por s’ka ndodhur….Edhe nëse do të bëhet takimi i së mërkuës do të diskutohen parime, kur duhet të kishim arritur në përfundime. Ata që mendojnë se s’jemi vonë të thonë arsyet se përse s’jemi, e të shohim diskutimet…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura