Mediu hedh poshtë mundësinë për marrëveshje me të majtën: Edi Ramën s’e kam armik. Kam pirë kafe me ta, por…

Jan 13, 2021 | 21:39
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu shpalosi idetë e tij për koalicionet në zgjedhjet e 25 prillit. Mediu tha se bindja e tij është që çdo subjekt politik duhet të ketë 140 kandidatë.

mediu

“Qëllimi për të rrëzuar Edi Ramën, është faktorizimi i opozitës. Çdo votë që nuk kthehet në mandat, shkon për Ramën”, theksoi Mediu. Duke folur në “Real Story” në “News 24” ai tha se Edi Ramën, apo dikur Nanon, nuk i ka armiq dhe mund të pijë kafe me të, por që për të nuk do të thotë që të bëjë marrëveshje me të majtën.

“Nuk jam i nevrikosur, jam i qetë (I përgjigjet pyetjes nëse ka ende një mirëkuptim mes palëve). PR bëri një aktivitet më 30 dhjetor. Dhe ne përcaktuam 36 kandidatët. Bindja ime është se çdo subjekt politik duhet të ketë 140 kandidatë. Arsyeja e parë është se nëse do funksionojmë si opozitë në koalicion, duhet të ato forca të jenë aktive.

Pavarësisht nga pikëpamja formale, për të marrë vota, ka nevojë që çdo zonë elektorale të ketë përfaqësues të PR. Meqë jemi në negociata me PD, që duhet të vendos në bazë të disa kritereve vlerësuese, si një marrëdhënie që krijon sienergji, nëse s’do të ketë një marrëdhënie përfundimtare, PR s’do rrijë pa hyrë në zgjedhje. Edi Ramën se kam armik. Ata janë kundërshtarët e mi në politikë, por unë jam shqiptar dhe kam pirë kafe me ta. Kam pirë kafe me Nanon.

Politika është komunikim. Thash se do pi kafe me Edi Ramën jo për të bërë marrëveshje politike se nuk e kam bërë ndonjëherë. S’kam ndërmend që pas 30 vitesh të bëjë marrëveshje me të majtën, që të jem i aindertë për këtë. Pozicioni im është marrëveshje me PD. Për sa i përket kolegëve të mi, Patozi, Topalli, unë i kam vlerësuar si autoritetet që kanë histori tek PD. Historia e PD nuk është vetëm e shkruar. Qëllimi për të rrëzuar Edi Ramën, është faktorizimi i opozitës.

Çdo votë që nuk kthehet në mandat, shkon për Ramën, ne kemi bërë një takim me grupin negociata të PD, dhe kemi parashtruar opinionet dhe presim përgjigjen nga ata. 1 javë kemi që kemi diskutuar. Ne duhet ta ndërtojmë këtë koalicion mbi disa kritere që është; historiku i peshës elektorale të secilës parti. Mund të jetë shembulli i zgjedhjeve të 2013, 2015, apo 2009. Kjo tregon trendin elektoral të partive. Dihet pesha e çdo subjekti. Është marrëdhënie që duhet të gjenerojë për të gjitha partitë politike për t’u bërë aktive. Deri tani marrëdhënia është fair.

Është një gjë që ka funksionuar kështu edhe në 2005, 2009. Pretendimi jonë është; që të fitojë zgjedhjet me një raport të qenësishëm, me individë që tregojnë seriozitet para elektoralit. Duhet të ndërtojmë një qeveri me standarde”, tha Mediu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura