Mediu dhe ish-kandidati për President në SHBA, John McCain mbajnë forum në Senat

Feb 5, 2016 | 20:39
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu ne bashkepunim me Komitetin e Sigurise dhe sherbimit ushtarak te Senatit Te SHBA organizuan forumin “per “Sfidat globale kunder terrorizmit dhe situates ne Ballkan”.

f1Ky forum u drejtua  ne bashkepunim me Senatorin John McCain kryetar i ketij komiteti.

Ne takim moren pjese autoritete te larta nga ballkani, ish Kryeministri Majko deputete te kuvendit Shehu dhe Veliaj, perfaqesues te Kosoves, Mali I Zi, Turqise, Serbise, Bosnjes. Maqedonise, Bullgarise si dhe Austrise.

Po ashtu ishin te ftuar autoritete te fushes se mbrojtjes dhe intelligences Senatori Inofe, Senatorin Rounds, Kongresmeni Aderholt dhe Kongresmeni Jolly Kongresmeni MCween, Kongresmeni Davis.

f2Foles nderi ishin Ambasadori Jim Jeffrey ish nenkryetari I Keshillit te Sigurise Kimbetare te Presidentit Bush si dhe Ministri Federal i Pakistanit.

Ne fjalen e hapjes Mediu falenderoi Senatoret per bashkeorganizimn e ketij forumi duke shprehur bindjen se sfidat jane te perbashketa dhe kane nevoje per nje angazhimin te gjithe aktoreve politik vendimarres.

Lufta kunder terrorizmit eshte nje lufte e gjate dhe e veshtire si dhe nje sfide reale per ballkanin.

Lufta kunder ISIS kerkon nje veprim proaktiv dhe te kordinuar ne kuader rajonal dhe global.

Shqiperia anetare e NATO-s dhe Ballkani ne NATO nuk jane thjeshte nje pasporte sigurie, por nje pjesmarrje serioze duke plotesuar gjithe detyrimet. Bashkepunimi rajonal ne fushen e inteligjences dhe sektorit te Sigurise eshte domosdoshmeri.

Majko duke vendosur theksin ne rendesine e luftes kunder ISIS theksoi hapat konkrete qe ka bere Shqiperia si pjese e Alenaces, nderhyrjet ne legjislacion per te ndaluar pjesmarrjen ne luften ne Siri, reduktimin e tyre pothuaj ne zero kohet e fundit si dhe mbeshtetjen ushtarake te kurdeve dhe Peshmergeve.

Ambasadori Jeffrey theksoj se ka nevoje urgjente per nje zgjidhje ushtarake dhe Amerika e ka potencialin per ta perballuar ushtarakisht kete situate dhe e vetme por kjo nuk eshte nje sfide thjeshte per ameriken por eshte nje sfide per gjithe njerezimin.

Si njohes i ballkanit dhe ish Amasador ne Turqi dhe Irak ai vleresoj se nderhyrja ushtarke kerkon dhe veprime te tjera ne izolimin dhe elemininin e ISIS.

Senatori McCain pasi shprehu mbeshtetjen per kete forum te rendesishem theksoi se nje kualicion i gjere ushtarak me nderhyrje Amerikane ne Siri, se bashku me vendet e NATOs dhe vecanti Turqine, Arabine Saudit edhe Egjiptin eshte e domosdoshme.

Situata ne Libi dhe kriza e refugjatve ka nevoje per zgjidhje adekuate dhe bashkepunim si dhe nje qendrim te qarte te pergjegjshem te Europes.

Nje nga ceshtjet qe duhet punuar me intensitet eshte ceshtja e Sigurise Kibernetike. Rekrutimet nepermjet rrjeteve sociale jane kthyer ne nje arme e rrezikshme e ISIS dhe kjo kerkon nje pergjigjje.

Ai theksoj se ballkani ne NATO eshte nje garanci per sigurine globale.

Ai mirpriti ftesen e bere nga Mediu qe kete forum ta vazhdojne me tej ne rajonin e ballkanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura