Mediu: Blerja e deputetëve nga Rama për të votuar reformën, akt i turpshëm

Jun 28, 2016 | 13:36
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i bëri thirrje sot kryeministrit Rama që të mos tentojë blerjen e deputetëve me qëllim votimin e Reformës në Drejtësi pa gjetur konsensusin me opozitën.

fatmir-mediu-620x350

Duke iu referuar letrës së tre kongresmenëve që bëjnë thirrje për zbatimin e rekomandimit nr 88, Mediu u shpreh se votimi i njëanshëm i reformës është një akt i turpshëm.

“Kongresmenët amerikanë, Kryetari i Komitetit  për Europën dhe Azinë në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan Dana Rohrabacher, Zv.Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s,Robert Aderholt  si dhe kongresmeni David Jolly, i kanë kërkuar me një letër të përbashkët, Sekretarit Amerikan Kerry, që të ndërhyjë tek Qeveria dhe klasa politike për të gjetur konsensus bazuar mbi rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias. Të gjitha përpjekjet e Ramës për të kontrolluar gjyqësorin politikisht nëpërmjet blerjes së deputetëve në Parlament, janë një akt i turpshëm që jo vetëm nuk ndërton drejtësi të pakorruptuar, por do të çojë në një konflikt politik që cënon të ardhmen e Shqipërisë”, tha Mediu në një konferencë për shtyp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura