Mediat zvicerane zbulojnë emrin e trajnerit të ri të Kosovës, nuk drejton asnjë ekip prej tre vitesh

Feb 23, 2018 | 20:13
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme presidenti i FFK-së pranoi se përfaqësuesja e këtij shteti do të emërojë trajnerin e ri në mars. Menjëherë pas këtij lajmi mediat janë vënë në lëvizje për të zbuluar emrin e tij.

Algérie_-_Arménie_-_20140531_-_Bernard_Challandes

Gazeta zvicerane “Blick” zbulon se trajneri i ri mund të jetë Bernard Shaland. Ai nuk drejton asnjë ekip që prej marsit të vitit 2015, kur u shkarkua nga drejtimi i përfaqësueses armene.

D

Sipas këtij burimi, ai mund të marrë drejtimin e Kosovës në muajin mars. Zvicerani është një njohës i mirë i lojtarëve që luajnë në këtë kampionat si Kryeziu, Bunjaku, etj, sepse vitet e fundit ka punuar si scout i Bazelit.

Bernard-Challandes

66-vjecari ka një karrierë të pasur shume ekipe zvicerane si Zyrihun, Sionin, Jang Bojsin, por edhe Kombëtaren e Armenisë dhe Zvicrën U-21.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura