Mediat zvicerane: A do jetojë ende Granit Xhaka me prindërit tani që u fejua?

Apr 30, 2015 | 11:27
SHPËRNDAJE

Granit Xhaka dhe e fejuara
‘’Po, kjo është dashuria’’, kështu kishte rrëfyer për mediat zvicerane futbollisti i njohur Granit Xhaka, pas ndeshjes së kampionatit europian kundër Estonisë. Lidhja e tyre u bë publike në ato momente, pasi në stadium, bashkë me familjen e Granitit, kishte ardhur edhe e dashura e tij, tashmë e fejuara Leonita Lekaj, e që të bëhet akoma më bindëse se mes tyre ka një lidhje, Graniti kishte shkuar, i kishte përshëndetur, gjest ky që nuk kishte kaluar pa u fiksuar nga paparacët zviceranë. Mesfushori Xhaka ka thyer heshtjen mbi jetën e tij private, pas publikimit të një fotoje, në të cilën shihet teksa presin tortën dhe ndërrojnë unazat në stilin tradicional shqiptar, me një bukuroshe që quhet Leonita Lekaj, e sipas mediave ajo është bashkëkombëse e tij. Lidhja e tyre e dashurisë u publikua pikërisht në fushën e gjelbër, por nuk u mor shumë me seriozitet nga mediat, për faktin se Xhaka ishte i fokusuar shumë në karrierë dhe nuk kishte kohë për lajme private. Ndërkohë, mediat në Zvicër, duke ditur traditat shqiptare, shkojnë deri aty sa të hamendësojnë nëse çifti do të bashkëjetojë vetëm apo bashkë me familjen e Granitit, i cili, siç dihet, jeton me prindërit. Graniti është përgjigjur kështu: ‘’Unë jam duke krijuar familjen time, gatuaj, por jo aq mirë, pasi njoh shumë restorante të mira, të cilat kujdesen për ushqimin tim’’. Granit Xhaka nuk është vetëm idhull i tifozëve të futbollit, por edhe i pëlqyer nga femrat. Tashmë fejesa e Xhakës ka thyer shumë zemra të femrave, të cilat me siguri vuajnë për bukuroshin e fushës së gjelbër. Për të gjithë ata që nuk kanë shumë informacione për këtë yll shqiptar të futbollit, ne ju sjellim një intervistë, që ai ka dhënë pak kohë më parë për mediat zvicerane.

Xhaka: Më akuazuan si tradhtar, por babai im ka bërë burg politik
I lindur në shtator të vitit 1992 në Bazel të Zvicrës, aty ku edhe filloi karrierën si futbollist, për një kohë të shkurtër ai bëhet yll në fushën e gjelbër. Granit Xhaka, edhe pse vetëm 22 vjeç, po shndrit në futboll. Në një intervistë për “Express Borusse”, Xhaka flet për aspiratat e tij në futboll. Për momentin ka kontratë disamilionëshe si qendërsulmues për Borusia.
Një vit më parë keni qenë me trajnim në Dubai, atëherë situata juaj ishte më e vështirë…
Po, një vit më parë ka qenë shumë vështirë për mua. Por e shoh se gjërat kanë lëvizur pozitivisht, kam mësuar shumë nga gabimet e mia. Vetëm kam kërkuar kohë më shumë për veten, tani jam më i fortë psikikisht.
Kolegët tuaj kanë luajtur disa sezone.
Trajneri luan një rol të madh në karrierën e futbollistit, trajneri im më këshillon për mirë, kështu që unë kam disa paraqitje më të lehta për momentin.
Gjatë pushimeve dimërore keni qenë në Kosovë, sa e rëndësishme është vendlindja?
Shumë e rëndësishme. Ishte hera e parë që pas pesë vitesh ktheheshim bashkë të gjithë, duke festuar të gëzuar dhe të lumtur. Kishin ndryshuar shumë gjëra.
A ndiheni si një yll atje?
Unë mendoj se shumë njerëz janë krenarë për mua, e duke filluar nga ky vit çdo verë e dimër do e kaloj në Prishtinë. Vërtet kam nevojë për këtë.
E keni problem që luani për Zvicrën?
Jo, unë kam lindur dhe jam rritur në Zvicër. Është si shtëpia ime kjo.
Në Kupën e Botës u fishkëllyet në ndeshjen kundër Shqipërisë nga tifozët kundërshtarë, ju u sqaruat me fansat?
Po, komunikimi me tifozët është shumë i rëndësishëm për mua. Kam një marrëdhënie të mirë me tifozët shqiptarë, por…
Por?
Më kanë akuzuar se jam tradhtar, një fjalë e ashpër për mua. Shumica e tifozëve shqiptarë më respektojnë, por fjala tradhtar për mua nuk ka vend, për shkak të së kaluarës që ka familja ime.
E vërtetë që babai juaj ka qenë në burg për shkaqe politike?
Po, për tre vjet e gjysmë ai ka qenë në burg për bindjet e tij.
A është kjo një temë tabu në familjen Xhaka?
Jo, ne flasim për këtë e për shumë gjëra që po ndodhin kohët e fundit.
Njiheni si një person që i thotë gjërat haptas?
Po, jam i ndershëm dhe i drejtë, gjë që nuk mund të ndryshojë tek unë si person.
Edhe vëllai juaj është njësoj?
Ai është si unë, Taulantin nuk e kam vetëm vëlla, por edhe mikun më të mirë. Kemi një marrëdhënie shumë të hapur e të ngushtë.
Taulanti luan për Bazelin, do doje të luanit përsëri bashkë?
Kontrata e tij shkon deri këtë vit, por po do ishte një ëndërr për mua të jemi prapë bashkë diku.

BLERAND REXHEPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura