Mediat serbe “zbulojnë” çfarë i tha Merkel Ramës në Tiranë

Jul 9, 2015 | 12:19
SHPËRNDAJE

Mediave serbe u ka mbetur ende ora te Shqipëria e Madhe dhe shfrytëzojnë çdo rast për të vënë në dukje se Bashkimi Europian është kundër kësaj teze.

Rasti më i fundit është ai i takimit të djeshëm mes kryeministrit Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Tiranë.

Lajmi sot ne Kurir

Gazeta Kurir citon burime të sajat që bëjnë të ditur se Merkel i ka thënë Ramës ta harrojë Shqipërinë e Madhe.

“Merkel ua ka thënë shqiptarëve hapur që të luftojnë korrupsionin dhe krimin, por edhe të harrojnë ëndërrën nacionaliste për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, thonë burimet e Kurir për takimin e zhvilluar dje në Tiranë.

Gazeta madje ka marrë edhe qëndrimin e një analisti politik Branko Radun, sipas të cilit ky qëndrim i Merkel është logjik pasi ajo kërkon stabilitet në rajon duke pasur parasysh faktin që Greqia është në krizë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura