Mediat serbe: Vuçiç braktis forumin në Tiranë nëse Isa Mustafa prezantohet si kryeministër i Kosovës

May 27, 2015 | 12:01
SHPËRNDAJE

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhen në një vizitë dyditore në Tiranë, do ta braktisë Forumin Ekonomik të Vjenës, nëse Isa Mustafa prezantohet si kryeministër i Kosovës. 

Kryeministri Rama dhe homologu serb Vuçiç

Kështu shkruan gazeta serbe “Blic”, e cila i referohet një burimi konfidencial brenda qeverisë serbe. Sipas këtij burimi, Vuçiç kërkon që Mustafa të prezantohet me fusnotën serbe, në të kundërt do ta braktisë forumin. 

Vuçiç gjendet në Tiranë për vizitën dyditore, ku do të takojë krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Ai gjithashtu do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik të Vjenës, që mbahet nesër në Tiranë.

Në këtë forum ka konfirmuar prezencën e tij edhe kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, ndërsa kryeministri grek, Aleksis Cipras, ende është i pavendosur. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura