Mediat serbe, të ndara për vizitën e Vuçiç, “Kurir”: Rama na provokoi sërish. B92 e moderuar

May 27, 2015 | 14:10
SHPËRNDAJE

Mediat serbe e kanë pasqyruar ndryshe vizitën e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Gazeta “Kurir” është treguar si gjithmonë më e ashpër se të tjerat. Titulli i saj kryesor është “Vuçiç në Tiranë: Kosova është Serbi”.

Lajmi në Kurir

Ndërsa në një artikull të dytë shkruan se “Rama provokon sërish me të drejtat e shqiptarëve të Preshevës”.

Pak i më e zbutur ka qenë gazeta “Blic” e cila për titull të artikullin mban “Vizita historike e Vuçiç: Nuk pajtohemi për Kosovën dhe Metohinë”.

Ndërsa televizioni B92, tregohet shumë i moderuar në artikullin për vizitën. Në të shkruan se e vetmja kundërshti, apo dallim mes Shqipërisë dhe Serbisë është Kosova. 

Lajmi në Kurir
Lajmi në Kurir

 

Lajmi në Blic
Lajmi në B92


 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura