Mediat serbe: Shqiptarët, tjetër skandal në Danimarkë

Sep 5, 2015 | 9:37
SHPËRNDAJE

Barazimi i Shqipërisë me Danimarkën, nuk është pritur mirë nga mediat serbe.

Ato kanë kujtuar edhe një herë dronin me hartën e viseve etnike shqiptare që u lëshua në stadiumin e Partizanit në Beograd gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri më 14 tetor 2014.

ballisti1Por jo vetëm kaq, ato sot shkruajnë për një “skandal” tjetër, siç e quajnë ato, at që ndodhi para fillimit të ndeshjes Shqipëri – Danimarkë.

Ismail Morina, autori dhe drejtuesi i dronit në ndeshjen Serbi – Shqipëri, e ka shikuar mbrëmë ndeshjen e kuqezinjve me danezët.

Serbët e kanë parë me sy të keq rolin tij edhe në këtë ndeshje. Sidomos fotot që ai i ka bërë me përfaqësues të kombëtares shqiptare dhe me tifozë të kuqezinjve.

ballisti“Disa lojtarë shqiptarë janë fotografuar në Kopenhagë në shoqëri të Ismail Morinës, njeriut që është shpallur “si hero me dron”. Fotografia është bërë para ndeshjes që përfundoi pa gola”, ankohen mediet e Beogradit.

Mediet serbe shkojnë aq larg saqë thonë se edhe përrzgjedhësin danez, Morten Olsen i cili, ka thënë pas ndeshjes se “është rrezikuar me fotografinë e futbollistëve shqiptarë dhe se njerëzit e tillë s’e kanë vendin në futboll.

“Jam rrezikuar me foton që e kam parë para ndeshjes në të cilin është njeriu që e ka drejtuar dronin në hotel bashkë me lojtarë shqiptarë. Kjo nuk është morale dhe më duhet të them se çfarë mendoj për të. Kjo nuk ka lidhje me lojën pa hile. Ai djalë s’e ka vendin aty, nuk e ka merituar”, shkruajnë mediat serbe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura