Mediat serbe ‘qajnë’ humbjen, e quajnë skandal fitoren e Shqipërisë. Merren edhe me Ramën

Jul 10, 2015 | 11:40
SHPËRNDAJE

Mediat serbe e kanë quajtur vendimin e Gjykates se Arbitrazhit që i dha tre pikë kombetares sone një vendim skandaloz. 

Lajmi ne Kurir

Gjykata e Arbitrazhit për Sport në Lozanë i jep tre pikët Shqipërisë për ndeshjen me Serbinë në Beograd. Kështu shkruan Kurir, duke e quajtur vendimin një skandal.

Sipas tij, kjo mund të jetë dita kur jo vetëm Serbia, por edhe futbolli botëror mori një shuplakë të re. Kurir, pa cituar vendimin e CAS i referohet mediave në Danimarkë, që kishin njoftuar që më herët vendimin e gjykatës, që anulonte vendimin e dhënë nga UEFA, në lidhje me rezultatin e ndeshjes ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd.

“Ne kujtojmë se ndeshja Serbi – Shqipëria, e cila u luajt në tetor të vitit të kaluar, u ndërpre për shkak të lëshimit të dronit me flamurin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, e cila ishte një prelud për lojtarët e pas të cilës tifozët hynë në fushë”- shkruan Kurir. 

Blic: Rama feston “drejtësinë” 
Ndërkohë serbja Blic i ka kushtuar një shkrim reagimit të kryeministrit Rama në Twitter.

Lajmi ne Blic

Blic i referohet postimit të shpejtë të Ramës në Twitter, ende pa u publikuar vendimi në faqen e CAS. 

“Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në favor të mysafirëve u konfirmua nga kryeministri Edi Rama, i cili shkroi në “Twitter” se drejtësia trokiti në derë”- shkruan Blic.

Telegraf.rs: Goditje e re futbollit serb  

Lajmi ne Telegraf

Shuplakë për futbollin serb dhe atë botëror e ka quajtur Telegraf.rs vendimin e Gjykatës në Lozanë

“Gjykata në Lozanë u dha shqiptarëve tre pikë për ndeshja në Beograd. Gjykata e Arbitrazhit për Sport rrëzoi vendimin e UEFA-s dhe i dha fitoren ekipit shqiptar. Kjo është goditje e re për futbollin dhe sportit serb!”- shkruan gazeta. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura