Mediat serbe: Nesër nis lufta e vërtetë në Maqedoni, bëhet me mbështetjen e plotë të SHBA

May 11, 2015 | 13:41
SHPËRNDAJE

Gazetat kryesore të Beogradit, sot në faqet e para të tyre janë marrë me atë që ndodhi në Kumanovë, duke njoftuar se kanë informacione se lufta e vërtetë në Maqedoni do të fillojë më 12 maj (nesër), dhe se ajo po bëhet me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Lajmi ne median serbe

Gazeta serbe “Kurir” e cila njihet për afërsinë e saj me shërbimin sekret serb (BIA), në ballinën e saj shkruan se “Lufta e vërtetë fillon më 12 maj”. Ajo i referohet burimeve të saj dhe në deklaratat publike të pjesëtarëve të armatosur që morën pjesë në përleshjen e Kumanovës e që veten po e quajnë UÇK, se lufta e vërtetë cila për qëllim ka krijimin e Shqipërisë së Madhe, fillon nesër.

Ndërsa, gazeta tjetër “Informer”, gjithashtu e njohur për afërsinë me pushtetin në Serbi, shkruan se shqiptarët që u përleshën me policinë maqedonase në Kumanovë këtë po e bëjnë me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe kjo me qëllim pengimin e projektit rus të gazsjellësit i cili kalon përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë, për të dalë më pas në Evropën Perëndimore, transmeton lajmi.net.

Kjo gazetë duke iu referuar burimeve diplomatike shkruan se zyrtarët e inteligjencës amerikane u kanë dhënë sinjal anëtarëve të UÇK-së për të filluar sulmet.
“Ky sulm ishte mesazh që kishte për qëllim t’i dërgohej kryeministrit maqedonas Gruevski dhe homologut të tij serb Vuçiq. Mos harroni se në ditën e sulmit në Maqedoni, në Moskë ushtria serbe marshoi në paradë ushtarake bashkë me rusët”, citon kjo gazetë një prej ambasadorëve të Serbisë, të cilit nuk i përmend emrin.
Tutje “Inforemer” vazhdon me artikullin spekulativ duke shkruar se një ditë para se të fillonin sulmet në Kumanovë, Athina u vizitua nga një i dërguar i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit happy wheels për çështjet e energjisë, i cili i kërkoi Greqisë të tërhiqet nga projekti rus i gazsjellësit që kalon nëpër Turqi, Greqi, Maqedoni, Serbi dhe kalon në Evropën Perëndimore. (zeri)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura