Mediat ngrenë alarmin: Frikë se më shumë shqiptarë po vijnë në Britani

May 30, 2016 | 11:58
SHPËRNDAJE

Një ish- inspektor i kufijve dhe imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëroi sot se njerëzit mund të vdesin në Kanalin Anglez, (English Channel, i quajtur edhe thjesht Channel, vija e ujit që ndan Anglinë jugore nga Franca veriore, dhe bashkon pjesën jugore të Detit të Veriut me pjesën tjetër të Oqeanit Atlantik).

34C29DCF00000578-0-image-a-3_1464560809028

Këtë alarm, John Vine e ka ngritur pasi 18 shqiptarë dhe dy shtetas britanikë – u shpëtuan nga një barkë e cila filloi të fundosej në brigjet e Kent mbrëmjen e së shtunës.

“Ata mund të vdesin teksa përpiqen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme”, tha ai.

Barka e shqiptarëve e cila u zbulua në një plazh në Dymchurch, Kent, gjithashtu kishte një grua dhe dy fëmijë në të.

Sakaq, mediat britanike japin alarmin se më shumë emigrantë shqiptarë mund tentojnë të futen ilegalisht në vendin e tyre.

E përditshmja “Daily Mail” shkruan sot duke cituar ekspertët britanikë të cilët kanë paralajmëruar autoritetet, se kufijtë e Britanisë nuk janë të sigurtë dhe janë të hapur për emigratët.

Gomonja me shqiptarë, e shpëtuar ditën e djeshme, është e dyta brenda dy javëve, që tenton të futet në Angli, duke shtuar kështu, sipas “Daily Mail” frikën se më shumë të tjerë po tentojnë të ndërmarin një udhëtim të tillë.

Burimi: Daily Mail

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura