Mediat ndërkombëtare: Turqia rrëzon një avion luftarak rus

Oct 10, 2015 | 18:55
SHPËRNDAJE

Mediat ndërkombëtare po raportojnë se një avion luftarak rus është rrëzuar nga ushtria turke, për shkelje të hapësirës ajrore.

Avioni123“Daily Mail”, “The Telegraph” dhe CNN janë në mesin e mediave që kanë raportuar lajmin, por theksojnë se ai është ende i pakonfirmuar zyrtarisht.

Sipas raportimeve ka ndodhur një shpërthim në veri të Sirisë, në kufirin që e ndan me Turqinë pak orë më parë. Besohet se një avion rus është rrëzuar dhe ai mund të jetë goditur nga raketat turke.

Prej ditësh tensionet mes Rusisë dhe Turqisë kanë qenë në ngritje. Turqia pretendon se bombarduesit rusë që nisen drejt Sirisë për të bombarduar ISIS-in, kanë shkelur territorin ajror të Turqisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura