Mediat maqedonase: Shqipëria do t’i japë Maqedonisë port në Durrës

Sep 4, 2018 | 22:39
SHPËRNDAJE

Shqipëria do t’i japë Maqedonisë port në Durrës të cilin do ta shfrytëzojnë kompanitë nga Maqedonia për shkëmbim tregtar, ndërsa në të do të valojë edhe flamuri i Maqedonisë. Kryeministri Zoran Zaev tha se këtë ia ka premtuar homologu i tij shqiptar, Edi Rama. Zaev një lajm të këtillë e kumtoi para afaristëve gjatë tribunës së sotme organizuar në Odën Ekonomike të Maqedonisë në të cilën kryeministri foli për përfitimet e Maqedonisë nga marrëveshja me Greqinë dhe integrimet euroatlantike.

Edi-Rama

Zaev tha se pas atij në Durrës synojnë që të hapin edhe një port në Bullgari, gjegjësisht në Detin e Zi. “Ja për shembull, me kryeministrin e Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valojë flamuri maqedonas dhe do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona dhe konkurrenca e tillë mund të ndikojë gjithsesi që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë. Një nga çështjet që lidhemi kështu me Bullgarinë është që të kemi alternativën e tretë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve”, deklaroi Zaev.

Në tribunën e sotme, Zaev tha se përfitues më të mëdhej nga marrëveshja me Greqinë dhe ajo me Bullgarinë do të jenë afaristët dhe qytetarët./ Ina Online

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura