Mediat maqedonase: Arrestohet kryebashkiaku i Pustecit, Themelko

Feb 12, 2016 | 13:18
SHPËRNDAJE

Policia maqedonase ka arrestuar kryetarin e Bashkisë minoritare të Pustecit në Pogradec, Edmond Themelko, shkruan “Zhurnal”.

Edmond-Themelko

Ngjarjen e raporton edhe media maqedonase “Libertas”, e cila thotë se operacioni është kryer sot, por nuk e konfirmon lajmin nga burimet zyrtare.

Themelko raportohet se akuzohet për manipulim zgjedhor.

Lajmi për arrestimin doli pas publikimit të rezultateve të operacionit “Titanik”, ku zyrtarë të lartë maqedonas, akuzohen për manipulime të procesit zgjedhor, rryshfet në këmbim të votës dhe shkelje të së drejtës për të votuar.

Prokurorja Fatime Fetai në konferencën për mediat theksoi se është hapur procedim penal për shkeljen e të drejtës zgjedhore, rryshfet gjatë zgjedhjeve, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatën zgjedhore në vitin 2012.

Gjatë konferencës u tha se ish-ministrat e Punëve të Brendshme, të Transportit dhe Lidhjeve, dhe sekretari i qeverisë së atëhershme, si dhe persona të tjerë, e kanë shfrytëzuar ndikimin në shkallë lokale dhe shtetërore dhe kanë krijuar grup për kryerjen e veprës penale, që të mundësojnë fitore të një partie të caktuar politike në zgjedhje.

“Prokuroria speciale sot parashtroi kërkesë për arrestimin e tetë personave, por nuk saktësohet se për cilët bëhet fjalë. Një person tashmë është arrestuar dhe është nxjerrë para gjykatës”, shkruan “MIA”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura