Mediat kroate konfirmojnë lajmin e “Panorama Sport”, Uzuni akord me kampionët e Hungarisë. Ja shifra që do të paguhet

Jul 14, 2020 | 21:12
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme “Panorama Sport” mësoi ekskluzivisht se Myrto Uzuni kishte arritur akordin me skuadrën e Ferencvaroshit dhe do t’i bashkohet kampionëve të Hungarisë sezonin e ardhshëm.

uzuni

Ndërkohë ditën e sotme, ka qenë media kroate “vecernji.hr”, e cila i ka vënë pikat mbi “i”, lajmit të “Panorama Sport”, duke konfirmuar se 25-vjeçari beratas do të veshë fanellën e Ferencvaroshit. Gjithashtu bëhet me dije, se kampionët e Hungarisë do të derdhin në arkat e Lokomotivës së Zagrebit 1.8 milionë euro për shërbimet e shqiptarët.

uzuni

Uzuni do të jetë pjesë e kroatëve në 2 ndeshjet e kampionatit ndaj Goricës dhe Osijekut si dhe në finalen e Kupës ndaj Rijekës, teksa më pas do të largohet. Kujtojmë që për futbollistin e Kombëtares, ka pasur zëra edhe për interesime nga La Liga, nga skuadra si Getafe dhe Majorka, por me sa duket kampionët e Hungarisë kanë arritën të bindin futbollistin dhe klubin e Lokomotivës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura