Mediat kroate “godasin” Vuçiçin për qëndrimin ndaj Millosheviçit, shikoni çfarë shkruajnë

Sep 9, 2018 | 17:24
SHPËRNDAJE

Ndoshta mund të duket bajate, por fjalimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Mitrovicë në mënyrë optimale mund të përshkruhet me thënien “ujku qimen e ndërron, por tabiatin kurrsesi”. Me këtë konstatim, siç transmeton Gazeta Express, “Jutarnji list” i Zagrebit e komenton fjalimin që presidenti serb e mbajti në Mitorvicën veriore fund të vizitës së tij dyditore në Kosovë.

“Pasi që e humbi atunë e vet për ndryshim të kufijve, me të cilat në Serbi synonte të paraqitet si ‘shpëtimtar i serbëve’, ai u detyrua të adresojë edhe një nga fjalimet e veta të gjata, monotone, të lodhshme me porosinë gjithmonë të njëjtë: Unë i ruaj serbët. Të gjithë dhe gjithkund”, shkruan në faqen e vet në internet gazeta prestigjioze kroate.aleksandar-vucic-slobodan-milosevic-670x447_1536504412-1024934

Presidenti serb, komenton gazeta, “u dalldis me parafrazat për Stefan Nemanjën dhe personalitetet tjera historike serbe të cilëve ua vendosi krahë për krahu edhe Sllobodan Millosheviqin”.

“Njeriun që është përgjegjës për krimet në Vukovar, Shkrabinje, Sarajevë dhe Srebrenicë, për fëmijët e vrarë dhe të dëbuar, pa i dridhur qerpiku i syrit, (Vuçiqi) e quajti ‘lider të madh serb’ që paska pasur qëllimet më të mira të mundshme”, shkruan “Jutarnji”.

Gazeta përkujton se gjashtë vjet më parë, kur erdhi në pushtet, Vuçiqi thoshte se dëshiron një Serbi evropiane dhe marrëdhënie të mira me fqinjët.

“Një lider që mendon se Millosheviqi ka qenë i madh nuk mundet të ndërtojë Serbi evropiane, e as marrëdhënie të mira me fqinjët. Për shkak se për ta mendon njëjtë si Millosheviqi, se do të duhej të ishin nën pushtetin e Beogradit. Vazalë”, komenton gazeta kroate.

Me atë që tha se në Knin të Kroacisë kurrë më parë s’ka valuar flamuri kroat, sipas “Jutarnji Listit”, Vuçiqi përcolli “porosi të qartë se ende ushqen pretendime serioze për tokën kroate, se nuk i njeh kufijtë ndërkombëtarisht të pranuara dhe se s’di asgjë për historinë e këtyre hapësirave, e cila për të ashiqare fillon me ardhjen e Millosheviqit në pushtet”.

Me fjalimin e vet në Mitrovicë, sipas medias kroate Vuçiqi gjithashtu ka treguar “se as për një milimetër nuk ka lëvizur nga retorika e idhullit të tij që vdiq në qelinë e Tribunalit të Hagës, e që deri tani ika kishte lënë mentorit të vet, kriminelit të dëshmuar të luftës, Vojisllav Shehshelit”.

“Në një moment të fjalimit të vet thotë: ‘Nuk e di, Zoti e di’. Po, vetëm Zoti e di se çfarë idesh tjera të errëta dhe destruktive fshihen në mendjen e Vuçiqit”, e përfundon komentin e vet “Jutarnji list”./Gazeta Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura