Mediat kosovare zbulojnë lëvizjen e fundit të Shpend Ahmetit: Në spital për të hequr…

Apr 10, 2018 | 17:24
SHPËRNDAJE

Portali i sekretarit të AKR-së, Rrahim Pacollit, ka zbuluar se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vendosur para pak ditësh të vizitojë njërin nga spitalet më të mira në shtetin e Belgjikës, ku do të trajtohej nga kirurg të njohur për të larguar kilet e tepërta.

pendi_1523372883-9935260

 

Para disa ditësh është raportuar se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte udhëtuar jashtë vendit për të marrë trajtim mjekësor pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndër të tjera, thuhej se i pari i kryeqytetit nuk dihet çfarë problemi ka, mirëpo ai ka zgjedhur që kontrollet e tij t’i bëjë në një nga spitalet e huaja.

Por, arbresh.info mëson se Ahmeti në njërin nga spitalet e Belgjikës u trajtua për humbje peshe.

Ai ka shkuar për të larguar dhjamin e tepërt nga trupi, pasi kohëve të fundit kishte filluar ti pengonte jashtë mase”, ka thënë ky burim për arbresh.info. Pas një mungese gati 3 javore në skenën politike, Ahmeti sot është shfaqur në një takim me kryetarët e komunave të Kosovës.

Ditët në vazhdim mbetet të shihet se sa kile dhjam ka larguar kryetari nga trupi i tij.

Shkrimi në portalin e Rrahim Pacollit:

.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura