Mediat italiane: Avokati i zhdukur shqiptar ishte refugjat politik, nisi hetimet për një ministër

Nov 17, 2017 | 21:25
SHPËRNDAJE

Ishte nisur nga Shqipëria, atdheu i tij, për të arritur në Itali, ku për shumë vite ndante jetesën dhe aty ka edhe familjen, por gjatë udhëtimit, u zhduk pa lene gjurmë prej dy javësh.

Dhe duke qenë se ishte një refugjat politik, i ikur nga një regjim që e kishte ndjekur, fakti i zhdukjes është jashtëzakonisht shqetësues.

macerata avokati

Prokuroria shqiptare ka hapur një dosje hetimi me akuzën e rrëmbimit. Besnik Muço ishte avokat i lire në Tiranë.

Megjithatë, funksioni i tij kishte tërhequr armiqësinë e regjimit, veçanërisht pas një hetimi të hapur ndaj një ministri në detyrë në mesin e viteve 1990.

Për këtë arsye, gjatë trazirave të marsit të vitit 1997, prokurori, bashkëshortja dhe djali i tij u larguan drejt Italisë dhe ishin vendosur në Macerata, ku kishte ikur si refugjat politik edhe në bazë të punës që bënte në vendin e lindjes.

Në Macerata, familja është vendosur dhe ka punuar gjithmonë, në veçanti Muco si një saldator për një kompani Piediripa, aty ku ja nisen jetës nga e para. Atje lindi vajza e dytë e çiftit. Prindërit e tij kanë krijuar një rrjet lidhjesh miqësore në qytet, ndërkohë që fëmijët janë rritur: sot më i madhi po përfundon kolegjin në Kopenhagë, në Romë.

Katër vjet më parë, Muço, pasi humbi punën, donte të përpiqej të rifillonte profesionin për të cilin ai kishte studiuar në Shqipëri, duke u kthyer në Tiranë dhe hapi një studio avokatësh para zyrës së Prokurorisë bashkë me një koleg. Puna ishte e mirë dhe Muço në mënyrë periodike kthehej në Macerata tek familja e tij.

Mbrëmjen e 2 nëntorit, avokati u largua nga porti i Durrësit. Hipi në tragetin per në Bari dhe në orën 23 telefoni u fik.

Që nga ajo ditë, nuk eshte bere i gjalle. Ne Bari nuk arriti dot. Duke mos pasur lajme për burrin, gruaja e tij, Raimonda, e cila jeton në Macerata, beri denoncim ne Polici, te cilet nga ana e tyre moren kontakt me autoritetet shqiptare.

Hetimet paraprake zbuluan se në tragetin e Barit ishte gjetur një xhaketë dhe një qese brenda te cilave ishin dokumentet italiane dhe shqiptare të Muços (që ka nënshtetësi italiane dhe kombësi shqiptare), por nuk kishte gjurmë të tjera prej tij.

Me sa duket, në Itali nuk mberriti kurrë. Policia kontrolloi apartamentin e tij në Tiranë, ku nuk u gjet asnjë gje e dyshimte. Ashtu sikurse ai nuk kishte shprehur ndonjë gjë të çuditshme ndaj vëllait të tij, me te cilin kishte folur se fundmi para largimit per ne Itali. Muço nuk kishte shprehur asnjë shqetësim dhe kishte njoftuar vellane se do të ikte në Itali për disa ditë.

Gruaja, e shqetësuar, tani është në Tiranë për të hetuar zhdukjen misterioze dhe shqetësuese të bashkëshortit të saj. Fëmijët, janë në qytetin italian, me gjyshërit e tyre, duke pritur lajme.

Perktheu nga mediat italiane, Panorama 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura