Mediat italiane: Ftoje ambasadorin në ishull dhe do të kesh 10 mijë vota nga shqiptarët. Ceka: S’e kam takuar kurrë ish-kryetarin e Iskias

Apr 1, 2015 | 14:15
SHPËRNDAJE

Media italiane kanë publikuar sot një artikull ku shkruajnë për disa përgjime që janë kryer vitin e kaluar mes dy personave, të cilët, ne një moment, përmendin edhe ambasadorin tonë atje.

Pergjimet zbardhin diskutime per menyren e financimit te shoqatave dhe fondacioneve të lidhura me politikën. Ato jane publikuar pas arrestimit te kryetarit te bashkise se Iskias.

Por emri i ambasadorit, në këtë bisedë, del në momentin kur njëri prej personave e përmend duke e lidhur me dike ne telefon. 

Lajmi ne gazeten italiane

Sipas gazetes, Neritan Ceka, i ka premtuar kryetarit të Bashkisë në ishullin Ischia, Giosi Ferrandino vota të shqiptarëve në Itali për llogari të tij. 

La Stampa shkruan se këto fakte dalin në dritë pas disa përgjimeve, të cilat nisin qysh nga marsi i vitit të kaluar kur dy persona, Francesco Simone e Nicola Verri, i pari përgjegjës për marrëdhëniet e jashtme të CPL (kooperativë shërbimesh) dhe i dyti menaxher komercial në Lazio, la Campania dhe Sardenjë.

Ja çfarë  është përgjuar gjatë një dreke mes të dyve:

Simone telefonon kryetarin e komunës,  Ferrandino dhe i tregon atij se ai është duke folur vetëm për shqiptarët me nënshtetësi italiane që votojnë për zgjedhjet europiane; janë tridhjetë mijë vota. Dhjetë mijë vota dalin gjithsesi, prit po të kalojë  ambasadorin, kështu e fton edhe deri në Ischia. 

Më 14 shkurt, në bazë  të hetimeve dhe përgjimeve Simone organizoi një drekë në restorantin Grazia Deledda në Romë për të folur për investimet në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi  telefonon kryetari i Bashkisë  Ferrandino dhe i tregon atij se është me ambasadorin Ceka, me të cilin po flet pikërisht vetëm për shqiptarët me nënshtetësi italiane që votojnë për zgjedhjet evropiane: “po, po, por ata janë shqiptarët që jetojnë tani në Itali prej 15 vjetësh dhe  kanë nënshtetësinë italiane”

“Sa shqiptarë janë (Simone kthehet tek personi afër tij ) 30 000 janë,  kuptohet të gjithë ata që votojnë në Itali tashmë”… 

Ceka dërgon leter përgënjeshtrim për artikullin e mediave italiane

Ambasadori i Shqiperise ne Itali, zoti Neritan Ceka i ka derguar nje leter pergenjeshtrimi drejtoreve te mediave italiane qe kane publikuar artikullin qe e permend zotin Ceka si i perfshire ne blerjen e votave te emigrantëve dhe arbëreshëve për llogari të kryebashkiakut të Ischias, kandidat për në PE. 

Ne kete leter, zoti Ceka kerkon: Korrigjim të artikullut të ambasadorit te Shqiperise ne Itali, si i përfshirë me ish-kryetarin e Iskias.

Ja letra e plote: 

“Duke iu referuar nje artikulli te publikuar ne te perditshmen tuaj, duke iu referuar një përfshirje të mundshme te Ambasadorit te Shqiperise ne Itali, Neritan Ceka, me ish-kryetarin e Bashkise se Iskias, zotin Giosi Ferrandino, dua te sqaroj si me poshte:

Në cilësinë e ambasadorit te Republikes se Shqiperise ne Itali, unë kurrë nuk e kam takuar ish-kryetarin e Ischia, zoti Giosi Ferrandino dhe e mohoj të kem folur me të për vota të mundshme të shqiptarëve. Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë përfitim apo favor nga Kryetari i Bashkisë, Ferrandino. Nuk ka pasur asnjë pasojë nga telefonata e raportuar në artikull.

Unë konfirmoj se kam pasur lidhje me Cpl Concordia dhe me personin Francesco Simone, si agjenti i saj, i cili në vitet e fundit ka shprehur interesim për të investuar në Shqipëri.

Ju kërkoj me mirësi, Zoti Drejtor, për të ndrequr artikullin e mësipërm që do të dëmtojë mbi të gjitha emrin e shqiptarëve në Itali, që patjetër votojnë duke shprehur në liri të plotë, preferencat e tyre dhe ushtrojnë të drejtat e tyre si qytetarë evropianë, si dhe emrin e ambasadorit Neritan Ceka që vetëm raporton numrin e madh të shqiptarëve në Itali.

Me shpresën se kjo më lartë do të publikohet dhe do të bëhet e qartë për publikun italian dhe shqiptar. 

Letra e ambasdorit per mediat italiane

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura