Mediat: ISIS-i ekzekuton shqiptarin nga Sauku, nuk pranoi të luftonte në Siri

May 18, 2015 | 9:59
SHPËRNDAJE

Shqiptari Ervin Hasanaj është ekzekutuar nga xhihadistët pasi nuk pranoi të luftonte më në Siri, raporton “Telegrafi”.

Bëhet me dije se i riu nga Sauku kishte shkuar në janar të vitit 2013 bashkë me gruan dhe dy fëmijët në Siri për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, por pas muajsh të tërë luftime ishte zhgënjyer dhe donte të braktiste luftën.
 

Luftëtarë të ISIS

Raportohet se Hasanaj është ekzekutuar dhe vdekja e tij u është mbajtur e fshehtë gruas Nexhmije Beka dhe dy fëmijëve të saj Fatime dhe Esma Hasanaj, përkatësisht 4 dhe 2 vjeç.

Ervin Hasanaj ishte rekrutuar nga Shteti Islamik për të kryer luftime në rajonin e Shamit, por realiteti ishte shumë zhgënjyes për të.

Por nga rrjeti rekrutues islamik nuk mund të dilet pa rrezikuar jetën dhe kështu i ka ndodhur edhe Hasanajt.

Ai është shqiptari i 17-të i vdekur në territorin islamik nga 90 shqiptarë të rekrutuar që do të luftonin për xhihad, transmeton “Telegrafi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura