Mediat ironizojnë: Kapja e Salah, farsë. Në total 21 të arrestuar në Belgjikë

Nov 23, 2015 | 15:32
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Në Bruksel alarmi i terrorizmit mbetet në nivelin më të lartë pas bastisjes së policisë belge gjatë natës së mbrëmshme për të kapur Salah Abdeslam, i cili mundi të arratisej. Sot u ndaluan edhe 5 persona të tjerë përveç 16 të arrestuarve mbrëmë, duke e çuar numrin total të të ndaluarve në 21. Të arrestuarit janë të gjithë në një farë mënyre të lidhur me hetimin e ngjarjeve në Paris. Kërcënimi mbetet “serioz dhe i pashmangshëm”, dhe kërkon që vendi të vijojë të jetë i blinduar.

Teksa vazhdon të jetë ende i lirë terroristi Salah Abdelslam, mediat e huaja ironizojnë me faktin që raportohet se Salah shihet gjithkund, por nuk po kapet nga policia.

aksion“Puna nuk ka mbaruar ende,” tha këtë mëngjes ministri i Punëve të Brendshme Jan Jambon.

2EB45CDE00000578-3329175-image-a-19_1448223519680

 

Sipas të dhënave nga mediat belge, Salah u pikas të dielën në bordin e një Bmw që kalonte autostradën në kufi me Gjermaninë. Kjo makinë është gjetur dhe sekuestruar. por asnjë shenjë jete nga Salah.

article-3329175-2EB88DCA00000578-93_636x403

Ndërkohë, edhe për t’i mundësuar policisë të vijojë kërkimin për terroristët, Brukseli mbetet i paralizuar. Shkolla, kopshte, universitetet dhe zyrat publike janë të mbyllura, si edhe metro nëntokësore dhe tramvaj, qendra tregtare, të gjitha eventet publike janë anuluar. Një situatë e paparë për Belgjikën, një situatë të jashtëzakonshme e diktuar nga serioziteti i situatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura