Mediat greke: Balili nuk arrestohet se ka lidhje të forta me politikanët

May 13, 2016 | 10:07
SHPËRNDAJE

Një tjetër media greke shkruan për rastin e ish-Drejtorit të Transporteve në Sarandë, Klement Balili, i cilësuar si “Baroni i Ballkanit”.

shkrimi huff post

“Huffington Post” i Greqisë shkruan për organizatën kriminale të trafikut të drogës që sipas saj drejtohet nga “Escobari i Ballkanit”.

Sipas artikullit të publikuar sot, “Huffington Post.gr” shkruan se, Balili nga Saranda është kreu i njërit prej karteleve më të mëdha të drogës në Evropë dhe që mbante postin e kreut të Transporteve në Sarandë.

Sa për mos arrestimin ende të Balilit, media greke shkruan:

“Mediat shqiptare, për mosarrestimin e Balilit, vënë në dukje lidhjet e tij të forta politike me vetë kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe partinë e tij”.

Screenshot_4-35

“Huffington Post.gr” citon ndërkaq ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, i cili dje foli për shkarkimin e Klemend Balilit nga posti që mbante si Drejtor i Transporteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura