Mediat gjermane konfirmojnë krisjen totale: Në fund të sezonit Hames kthehet te Reali

Nov 15, 2018 | 19:44
SHPËRNDAJE

Duket se një krisje totale ka kapluar skuadrën e Bajernit të Mynihut. Sipas asaj që bën me dije “Kicker” gjigandët gjermanë nuk do ta ushtrojnë të drejtën e blerjes së Hames Rodrigezit në fund të sezonit.

654

Lojtari kolumbian u transferua te Bajerni i Mynihut në formë huazimi dhe në fund të dy viteve huazim do të ishin vetëm gjermanët që do të vendosnin nëse do të paguajnë për të marrë kartonin e lojtarit apo jo. Hames ka pasur përplasje të forta me trajnerin Niko Kovaç.

hames

Sipas asaj që bëri me dije para disa kohësh “Sportbild” Hames i është kthyer në dhomat e zhveshjeve trajnerit kroat duke i thënë: “Nuk je te Frankfurti këtu”. Ndërsa trajneri e ka lënë për shumë ndeshje në stol. Nga ana tjetër Uli Hënes është shprehur se 200 milionë eurot në dipsozicion për merkato do të përdoren për afrime të reja në ekip dhe jo të paguhen 42 milionë për Hamesin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura