Gruevski shuan spekulimet: Qeverinë mund ta zgjedhë vetëm populli në zgjedhje

May 30, 2015 | 18:12
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka shuar zerat se vendi do te shkoje drejt qeverisjes nga nje qeveri kalimtare. Sipas tij, “Qeveri mund të zgjedh vetëm populli dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë në zgjedhje dhe se nuk mundet parti të caktuara politike të bëjnë matematika, projektime ose plane për krijimin ose futjen në qeveri pa e marr mbështetjen e qytetarëve në zgjedhje”, tha Gruevski, transmeton zhurnal.mk.

 

“Kur jemi te VMRO-DPMNE-ja po përgatisim ide të ndryshme për bisedimet me komisarin Han që të jemi maksimalisht konstruktiv dhe të kontribuojmë në zgjidhjen e krizës politike dhe ardhjen e tij ta përfundojmë me sukses. Ajo gjë nuk varet vetëm nga ne, pasi që ka edhe palë tjera në bisedime, dhe për këtë arsye nuk dua që të jam as pesimist, as optimist, pasi që nuk mund të supozoj se si pala tjetër do të veproj”, tha Gruevski.

 Mediat e Maqedonisë: Nikolla Todorov do të jetë kryeministër i ri i qeverisë kalimtare?

Mediat maqedonase shkruajnë sot për sinjale të daljes nga kriza politike. Për këtë arsye, sipas gjitha gjasave, dalje nga kriza do të jetë një qeveri kalimtare, dhe jo teknike ose qeveri tjetër për shpëtim nacional.


Mediat shkruajne se në tavolinë janë vendosur disa opsione, por një është e sigurt, vendi i kryeministrit i ngelet VMRO-DPMNE-së, por jo Nikolla Gruevskit. Vendin e tij do ta marre sipas gjitha gjasave Nikolla Todorov, edhe pse në lojë nuk është i përjashtuar edhe Lupco Jolevski.
 
Ministritë kyçe, financat, drejtësinë dhe MPB do të ishin të LSDM-së. Ndarja e të gjitha ministrive do të zgjidhet me të gjithë negociuesit në proces, ndërsa në mënyrë plotësuese do të limitohet me emra që duhet pranuar nga të gjitha palët, transmeton zhurnal.mk
 
Sipas burimeve të njëjta, Nikolla Gruevski do të kthehet në parti dhe do ta përgatis për zgjedhjet e ardhshme që do të mbaheshin pas gjashtë muajve, pasi që do të rregullohet lista zgjedhore, përderisa regjistrimi i popullësisë kësaj here do të ngelte pa u bërë, për shkak të kohës së shkurtër.  Zhurnal
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura