Mediat e Kosovës: A do të rri Vuçiçi në takimin ku Mustafa përfaqëson shtetin tonë?

May 28, 2015 | 7:00
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa do të marrë pjesë sot në Forumin Ekonomik të Vjenës që zhvillon punimet në Tiranë.

Vucic/ Mustafa

Në këtë forum të nivelit të lartë marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, liderë të vendeve të BE-së, udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe personalitete të shquara evropiane dhe më gjerë.

Në këtë forum do të jenë po ashtu edhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe ai i Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Por pritet të shihet se a do të rrijë në forum kryeministri i Serbisë Vuçiç, pasi vetë ai ka thënë se do te dale nga salla nëse Kosova prezantohet si shtet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura