Mediat e huaja rendisin Elhaida Danin ndër pesë më të mirat në Eurovizion

Mar 18, 2015 | 15:49
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

‘Dielli ka vdekur por Elhaida Dani është prapë gjallë!’

Më këtë shprehje e hap shkrimin e tij, blogu i njohur ‘WiWiBlogg’ ku tregon se këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ka arritur një sukses të madh në videon e saj të fundit “I’m Alive”, këngës përfaqësuese në Eurovizon.

Videoklipi që ka marrë mbi 450 mijë klikime në dy ditë është cilësuar nga ky site si një ndër më të realizuarat dhe shanset e këtij viti për Shqipërinë janë shumë të mira.

Sipas ‘Wiwiblogg’ Elhaida është votuar nga audienca e Eurovizion duke e futur në pesëshen më të mirë të këtij kompeticioni të rëndësishëm.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura