Mediat e huaja raportojnë shpërthimet në Patos-Marinzë, zëdhënësi i Gjiknurit: Banorët refuzojnë evakuimin

Apr 1, 2015 | 12:13
SHPËRNDAJE

Lajmi për shpërthimin e puseve të naftës në fshatin Marinzë të Fierit është raportuar edhe nga mediat e huaja. “Associates Press” raporton se autoritetet shqiptare po evakuojnë banorët e një fshati, pas një shpërthimi në puset e naftës, në pronësi të një kompanie kanadeze. Nuk ka njoftime për të plagosur.

Lajmi në mediat e huaja

“AP” citon edhe deklaratën për shtyp të “Bankers Petroleum Ltd” ku thuhet se një “rrjedhje e pakontrolluar e gazit natyror ka ndodhur gjatë operacionit të shpimit” të mërkurën në Marinzë, 130 kilometra në jug të kryeqytetit, Tiranës.

Banorët janë duke u evakuuar për shkak të gazrave të çliruar si pasojë e shpërthimit, të cilat kompania tha se nuk ishin të dëmshme. Kompania tha se ishte duke punuar me autoritetet lokale për të evakuuar banorët dhe më vonë për të pastruar zonën, raporton “AP”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Energjisë, Dardan Malaj, tha se disa banorë janë duke refuzuar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Bankers Petroleum operon në Shqipëri që nga viti 2004 dhe prodhon deri në 1.2 milion ton naftë në vit. Vitin e kaluar, Shqipëria prodhoi një total prej 1.4 milion ton.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura