Mediat daneze: UEFA do të nis hetim për Armeni-Shqipëri

Nov 26, 2015 | 20:32
SHPËRNDAJE

Sipas mediave daneze, UEFA do të nisë një hetim për ndeshjen e fundit të eleminatoreve, Armeni-Shqipëri.

Shqiperi“Aftonbladet.se” pretendon se pasi ka kontaktuar UEFA­-n ka marrë përgjigje se Shqipëria do të hetohet për ecurinë e saj në eliminatoret e Europianit.

Mediat daneze kanë cituar si një burim të fortë që e konfirmon dicka të tillë deklaratën bombastike të presidentit të Federatës armene, i cili akuzoi lojtarët e tij për tolerim ndaj Shqipërisë.

Sipas tyre këto akuza kanë baza të thella dhe nuk janë fjalë boshe. Zv/trajneri aktual i ekipit danez deklaron se përderisa akuza e parë u ngrit nga presidenti i Federatës së Armenisë, atëherë çështja është serioze dhe se nuk duhet neglizhuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura