Mediat belge, jehonë prangosjes së Bajrit: Njeriu më i kërkuar në Belgjikë kapet në Shqipëri

Sep 22, 2018 | 15:20
SHPËRNDAJE

Mediat e huaja e kanë pasqyruar me detaje operacionin e Policisë për arrestimin e Safet Bajrit dhe anëtarëve të grupit të tij.

Një vend të rëndësishëm ka zënë në mediat në Belgjikë, në vendin ku ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ka një dënim me burg për vepra të ndryshme penale.

“Safet Rustemi (Bajri) u arrestua sot në Shqipëri”, njoftoi kabineti i ministrit belg të Drejtësisë, Koen Geens, shkruan “DeMorgen.be”.

rustemi

Gazeta dhe portale online po ashtu kanë vënë në dukje këtë fakt, pasi Bajri ishte personazh i njohur në këtë vend. “lameuse.be”, “lecho.be”, “hln.be”, “nieuwsblad.be”, “sceptr.net”, “knack.be”, apo “bruzz.be” i kanë kushtuar hapësirë lajmit.

Ai konsiderohet si një prej kriminelëve më të rrezikshëm në Europë. Familja e tij ka kryer disa vrasje në Shqipëri. Vetë Rustemi është përpjekur që të sundojë tregun e prostitucionit në Bruksel nëpërmjet dhunës, raportojnë mediat në Belgjikë. Edhe më herët, mediat belge kanë qenë ato që kanë vënë alarmin për fshehjen e Safet Bajrit (Rustemit) në Shqipëri.

Ata shkruanin disa muaj më parë se Safet Bajri, një ndër personat më të kërkuar atje, kishte biznese në Shqipëri, kryesisht në Velipojë. Sipas mediave belge, Safet Rustemi (Bajri) ishte person i paprekshëm në Shqipëri dhe se Policia nuk mund ta arrestonte dot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura