Media serbe: Gruevski erdhi me pasaportë false në Tiranë, fluturoi drejt Budapestit

Nov 15, 2018 | 11:20
SHPËRNDAJE

Nderkohe qe dihet tashme vendndodhja e ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, qe kerkon azil politik ne Hungari, mediat serbe shkruajne sot se ai ka udhetuar ilegalisht nga Tirana.

Sipas gazetes “Politiko”, qe i referohet Tanjug ai ka kaluar kufirin Shqiperi_Maqedoni dhe me pas i eshte drejtuar Tiranes. politika-grujo-rs-750x430-696x399

Sipas kesaj medie, ai ka perdorur një pasaportë false ne kufi dhe ne mbremje ka mberritur ne Tiranë, ku është pranuar në ambasadën hungareze.

Me pas, me fluturim direkt ka udhetuar Tirana në Budapest, shkruan e përditshmja serbe, duke shtuar se askush nuk e dinte se kush ishte pasagjeri me kapele dhe syze dielli, te cilat nuk u hoqi asnje moemnt gjate fluturimit ne avion.

Nderkohe zyra e Kryeministrit hungarez Viktor Orban konfirmoi se Gruevski kishte paraqitur një kërkesë për azil në zyrën hungareze të emigracionit, duke kërkuar statusin e refugjatit.

Ne nje reagim te fundit, Ministri i Brendshem i Maqedonise, Spasovski ka thënë se Gruevski nuk ka ikur në rrugë ajrore, por ka shfrytëzuar kalime të “gjelbërta” në disa zona kufitare që nuk mund të mbyllen hermitikisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura