Media italiane: Maqedonia thotë se shqiptarët duan një “Republikë të Ilirisë”, po përsëritet skenari ukrainas

May 11, 2015 | 21:11
SHPËRNDAJE

Përsëritet në Maqedoni skenari ukrainas. Po kthehen në shtëpi banorët lokalë, shumica shqiptarë të Kumanovës, qytet maqedonas në kufi me Serbinë dhe Kosovën, të cilët i ishin larguar dhunës, raporton media italiane “ImolaOggi.it”.

Pamje nga Kumanova

Numri i të vdekurve nga përleshjet midis policisë dhe personave të armatosur, zgjati gjatë gjithë fundjavës, ku humbën jetën tetë oficerë dhe 14 persona të tjerë.

Sipas medias italiane autoritetet në Shkup tregojnë me gisht ndaj ekstremistëve shqiptarë, të cilët, nga ana e tyre, premtojnë një luftë për krijimin e një ‘Republike të Ilirisë”.

Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM) ka rreth dy milionë banorë, 25% e të cilëve janë shqiptarë etnikë. Midis dy komuniteteve shpesh tensionet kanë çuar në përplasje dhe Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për rritjen e destabilitetit të vendit.

Sipas medias italiane lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, pro-Perëndimor, e ka provuar disa herë për të shkaktuar “revolucion” kundër kryeministrit pro-rus Nikolla Gruevski.

Skenari është ai që ne kemi parë tashmë në Ukrainë, shkruan media italiane duke iu referuar zhvillimeve n vendin ballkanik. 

Një tubim i madh antiqeveritar pro-Perëndim dhe anti-Rusi, me mobilizim të gjerë popullor “është thirrur për t’u mbajtur 17 majin e ardhshëm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura