Media greke: Kaçifa e kishte parashikuar vdekjen. Biseda 1 javë para ngjarjes…

Nov 11, 2018 | 8:09
SHPËRNDAJE

“Kostandinos Katçifa e kishte parashikuar vdekjen”. Kështu raporton media greke “Espresso”, në një artikull publikuar këtë të hënë, ku raportohet lidhur me funeralin e 35-vjeçarit.

Untitled

Media greke del në këtë konluzion duke paqaqitur një bisedë mes tij dhe një bashkëfshatareje.

Mes të tjerash, “Espressonews.gr” shkruan: “Heroi trim e kishte parashikuar vdekjen e tij para se të ndodhte. Kohët e fundit, 35-vjeçari jetonte i vetëm në fshat, duke bërë punë të ndryshme për të jetuar. Një javë para se të jepte frymën e fundit, gruaja e thirri të shkonte në shtëpinë e saj pas festës së 28 tetorit (festa kombëtare e Greqisë) që t’i rregullonte një dollap. Sikur t’u paraprinte atyre që ndodhën, homogjeni krenar iu përgjigj: ‘Jo, do vij tani. Nuk dua të kem gjëra të pambaruara pas 28 tetorit’”.

Të dielën e 28 tetorit, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA, Kostandinos Kaçifa mbeti i vrarë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura