Media franceze: Agjentët e Holande e Sarkozy, pjesë e konsultave në luftën e Kumanovës? Takim me zyrtarë maqedonas në shkurt

May 22, 2015 | 14:18
SHPËRNDAJE
Ndërkohë që mbeten pikëpyetje pa fund për ngjarjen në Kumanovë, mbyllur me 22 viktima, mediat franceze i mëshojnë një skenari, sipas të cilit agjentët e presidentit francez Hollande dhe ish presidentit Sarkozy kanë qenë pjesë e konsultave me zyrtarët maqedonas për sa ndodhi.
Lajmi ne median franceze
Lajmin e ka publikur një portal francez Mediapart, e referuar këtij shkrimi, e perjavshmja maqedonase Fokus ka bërë kryeartikullin e radhës.

Kopertina e Fokus
Sipas francezes Mediapart, Zherar Askinazi dhe te derguar te tjere nga “Azhans publik” nga Parisi janë njerëzit të cilët në mesin e shkurtit qëndruan në Maqedoni. Ata kane kontaktuar me zyrtare të pushtetit se si te mbulonin mediatikisht aksionin ushtarak në Kumanovë i cili ndodhi me 9 dhe 10 maj. 

“Një javë pas operacionit të përgjakshem fundjavën e kaluar në Kumanovë mbeten shume pyetje. Në mesin e këtyre pyetjeve eshte edhe, cili eshte roli i këshilltarit francez Gerard Askinazi, i cili vizitoi vendin në shkurt dhe u takua me zyrtarët”- shkruan media franceze.

 
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura