Pak orë para vendimit në Dhomën e Përfaqësuesve/ Donald Trump ka një thirrje për qytetarët amerikane, ja çfarë thuhet në deklaratë

Jan 13, 2021 | 21:00
SHPËRNDAJE

Në një deklaratë të fundit për shtyp para vendimit për shkarkimin ose jo të presidentit në detyrë Donald Trump, Shtëpia e Bardhë bën thirrje për qetësi dhe shmangie të dhunës.

tr

Në mungesë të llogarive në rrjetet sociale, Donald Trump u drejtohet amerikanëve me fjalët: Lidhur me raportimet për më shumë demonstrata, ju bëj thirrje që të mos ketë dhunë, të mos ketë shkelje të ligjit, dhe të mos ketë vandalizëm të çfarëdo lloji.Kjo nuk është ajo në të cilën besoj unë dhe as Amerika. U bëj thirrje të gjitha amerikanëve të ndihmojnë në uljen e tensioneve dhe të qetësojnë gjakrat. Faleminderit”.

Pesë republikanë kanë konfirmuar deri më tani se do të votojnë pro shkarkimit të shefit në detyrë të Shtëpisë së Bardhë.

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan pritet të votojë sot për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump. Do të ishte hera e parë në historinë amerikane që ndaj një presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij.

“Me zemër të pikëlluar do votoj pro shkarkimit të Trump!”/ Shefi i Shtëpisë së Bardhë po braktiset nga republikanët

Disa republikanë po shkëputen nga linja e partisë së tyre dhe janë gati të votojnë pro shkarkimit të presidentit në detyrë të SHBA-ve Donald Trump. Kongresmeni i shtetit të Uashingtonit Dan Newhouse tha se të gjithë jemi përgjegjës për mos dënimin e akteve të protestuesve pro Trump.

braktiset

Kolegët e mi janë përgjegjës për mos dënimin e trazirave. Të gjithë ne jemi përgjegjës. Duhet të bëjmë më mirë. Fashikujt për fajësimin kanë të meta, por unë nuk do ta përdor procesin si justifikim.Nuk ka asnjë justifikim për veprimet e Presidentit Trump”, tha ai.

Kongresmeni përfundoi fjalën e tij duke marrë duartrokitje nga demokratët. “Javën e kaluar pati një kërcënim të brendshëm në derën e Kapitolit dhe ai nuk bëri asgjë për ta ndaluar. Kjo është arsyeja, përse me zemër të pikëlluar dhe vendosmëri të qartë, unë do të votoj pro”, vijoi kongresmeni.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura