VIDEO- Me vrap dhe me shishe në dorë/ Momenti kur Shpëtim Idrizi qëllon eskortën e ministrit grek

Oct 20, 2020 | 12:56
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendia është pritur sot më protesta në Tiranë. Shpëtim Idrizi dhe përfaqësues të PDIU kanë protestuar para ministrisë së jashtme, por janë penguar nga policia.

Gjatë protestës, “Panorama” ka siguruar edhe një moment, kur Shpëtim Idrizi vrapon duke mbajtur në dorë një shishe me ujë dhe më pas gjuan në drejtim të eskortës së ministrit greke.

Fakti që policia i pengoi te protedtonin, Idrizi e konsideroi si një trup. Kreu i PDIU i kërkoi policisë që te shkojnë të kapin ata që djegin flamurin shqiptar në jug. Sipas tij Rama po çon përpara vetëm axhendën greke.

“Është absurdi i një policie që nuk di çfarë bën. E ruajtën ministrin e Jashtëm tani na kanë bllokuar ne, nuk dimë ku të shkojmë. Ky është absurdi i një policie politike.

I them policisë që nëse janë trima dhe kanë shqiponjën në ballë të shkojnë të kapin ata që djegin flamurin në jug”, tha ndër të tjera Idiriz.

LEXO EDHE: 

Vizita e ministrit të Jashtëm grek pritet me protesta, PDIU përplaset me Policinë, Idrizi: Turp! Rama po çon para axhendën greke

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura