“Më vodhi portofolin e s’kisha lekë as për t’u kthyer në Elbasan”, ja hajdutja që tmerron shitësit te “Medreseja” (VIDEO)

Oct 22, 2018 | 16:00
SHPËRNDAJE

Edhe pse shumica e bizneseve në kryeqytet monitorohen nga kamerat, hajdutët mesa duket nuk tremben nga asgjë.

Një rast i fundit vjen nga zona e “Medresesë” në Tiranë, ku një grua me sa duket është kthyer në tmerrin e shitësve. Tregtarët e zonës e kanë përshkruar atë si një hajdute profesioniste”.

Kësaj radhe viktimë e hajdutes së “Medresesë” është një zonjë e moshuar nga Elbasani, të cilës i vodhi portofolin me paratë dhe të gjitha dokumentet që kishte në të.

Madje 62-vjeçarja nuk kishte më para për t’u kthyer në Elbasan.

Për JOQ ajo ka treguar:

Prsh JOQ, doja te beja nje denoncim kjo qe me ndodhi mua ne Tirane disa dite me pare dhe mund ti ndodhi dhe njerzve te tjere.

Me 18 tetor ne oren 13:00 deri 13:30 te zona e Medreses ke kinezi me kane vjedhur portofolin me dokumenta edhe lek, esht portofoli qe duket ne banak ne video, mes dy makinave llogaritëse, sapo e lashë ajo femër qe i ka marre, do i beja thirrje te kthente dokumentat ke dyqani edhe leket.

Une jam nga Elb vij ne Tr per te bler ne dyqanet e kinezit jam 62 vjece dhe kjo ngjarje me ndolli ne dyqanin e kinezit te Medreseja ne Tirane.

Duke par produktet per te blere harrova portofolin me lek dhe me dokumenta  ne banak aty prane le edhe canten time midis makines llogaritese te kinezit, kjo femer e shikon nga  jasht  hyn ne dyqan gjoja per te thyer lek  dhe ven portofolin e vet siper portofilit tim e mbulon me te sajin  dhe vjedh pa piken  e turpit.

Mbasi shoh produktet dhe filloj te bej llogarite me kinezin kerkoj per portofolin dhe se gjej. I them kinezit: Qe ktu e lash, kush ma mori se une nuk pash gje se kisha kthyer shpinën.

Kte ngjarje un e pash ne kamer e kinezit, pasi une po kerkoja leket nuk munda te bleja gje, ngela pa asnje lek as lek per autobuz pe  tu kthyer ne shtepi  ne Elbasan. Kinezi me tregoi filmimet  e kamerave.

Kjo hajdute e  praktikuar, kaq e pregatitur me sa duket, qe me la  pa lek rruge.

Keshtu  vazhdoka edhe me te tjere sic me thane ne dyqane perqark  se jane  rrjesht  dyqanet e kinezit  se keshtu ka ndollur  edhe here te tjera por jo ne ate dyqan por te tjetri aty pran se behet blerja me shumice per tregti.

Brenda kisha 40 milek edhe karta te redsishme edhe karten e  indititetit, une isha  shume e lodhur  nga rruga se isha vetem jam edhe e moshuar, po nuk e kuptoj me beri aq dem dhe me shume u preka per gjestin se per parate…”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura