“Më vjen keq që duhet ta bëj këtë”, horror brenda parlamentit holandez teksa fliste një deputet

Mar 22, 2018 | 17:09
SHPËRNDAJE

Horror brenda parlamentit holandez pasi aktivisti i kanabisit hidhet nga ballkoni pasi kishte lënë një shënim në profilin e tij në Facebook ku shkruante: “Më vjen keq që duhet ta bëj këtë”

Një video e publikuar në mediat britanike, tregon deputetin Arno Rutte duke folur në Dhomën e Përfaqësuesve para se të dëgjohen britmat dhe ulërimat pasi burri hidhet nga ballkoni.

Aktivisti pro-kanabisit kishte lidhur madje edhe një litar rreth qafës, në një përpjekje të dukshme vetëvrasëse, ndërkohë që deputetët ishin në seancë.

Gazeta “De Telegraaf” citoi dëshmitarët okularë të kenë thënë se Hans Kamperman, 65 vjeç, ai është dërguar në spital dhe gjendja e tij nuk dihet.

PAY-CEN-ParliamentShock-05 Horror-inside-Dutch-Parliament PAY-CEN-ParliamentShock-06 Horror-inside-Dutch-Parliament (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura