“Më vendosën pistoletën në kokë e më morën peng”- U la në burg, çfarë deklaroi ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë: 4 banda më kërcënuan që të mos…

May 26, 2023 | 11:17
SHPËRNDAJE

Ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë, Milena Deraj, e cila u la në burg nga Gjykata për mashtrim ka deklaruar para togave të zeza se 4 banda e kanë kërcënuar.

milena deraj

Milena Deraj akuzohet se i ka marrë babait dhe dy djemve një shumë prej 340 mijë euro  me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Por ajo ka deklaruar se 4 banda e kanë kërcënuar për mos mbajtjen e premtimit për të hequr 2 burgime të përjetshme.

“Jam kërcënuar nga 4 banda për mos mbajtjen e premtimit për të hequr 2 burgime të përjetshme. Mora përsipër të gjeja 2 avokatë të suksesshëm për zgjidhjen e çështjes.

Jam kërcënuar me pistoletë në kokë dhe jam peng”, ka deklaruar Milena Deraj, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Gjithashtu 30-vjeçarja ka deklaruar para togave të zeza se pas rrëmbimit të saj fshihej familja Ferracaku, e cila u përfshi në masakrën e Velipojës, ku pas sherreve për çadrën, pati përplasje me armë dhe viktima. Të vdekur mbetën biznesmeni Kujtim Ferracaku, dy pjesëtarë të familjes Gocaj, Xhovani Gocaj, 25-vjeç dhe Edmond Gocaj 38-vjeç, si dhe punonjësi i shezlongëve Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç.

Milena Deraj kërkoi mëshirë para togave të zeza me pretendimin se ishte nënë e një fëmije të mitur, por gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj saj.

Gjithashtu ajo akuzohet se  ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, duke i marrë 230 000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura