Me vendim qeverie, tani gomerët importohen edhe pa taksë

Mar 28, 2015 | 14:55
SHPËRNDAJE

Qeveria ka vendosur përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar importimin e disa kafshëve në Republiken e Shqipërisë. Në listën e publikuar në Fletoren Zyrtare, janë disa kategori shpendësh dhe kafshës, mes tyre edhe gomerët.

Në udhëzimin e rishikuar të publikuar të enjten e kaluar, thuhet se bëhet ndryshimi i mëposhtëm: 1. Paragrafi 1, i pikës 10, të nenit 51, ndryshohet me këtë përmbajtje: “10. Kafshët për majmëri, importimi i të cilave është i përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, në bazë të nenit 56, pika 40 e ligjit, janë kafshët e gjalla për majmëri, të klasifikuara sipas kodeve të mëposhtëm të NK-së”,-thuhet në vendimin e zbardhur.

Në listën e miratuar nga qeveria janë një sërë emrash shpendësh, kafshësh dhe peshqish, për të cilat ka hyrë në fuqi vendimi për heqjen e TVSH-s për import.

Lista e publikuar në Fletoren Zyrtare: 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura