“Me valle e këngë”, deputeti deklaratë të fortë për bisedimet Bushati-Kotzias: Ministri grek mori atë që…

Nov 12, 2017 | 17:18
SHPËRNDAJE

Nga bisedimet mes ministrave te Jashtem grek dhe atij shqiptar nuk ka asgje te re, dhe kete e ben me dije deputeti i PD Tritan Shehu i cili shkruan ne nje reagim ne profilin e tij ne rrjetet sociale se nga institucioni shqiptar nuk ka asnje reagim zyrtar per keto bisedime.

Statusi i plotë i Tritan Shehut:

tritan-shehu

« ASGJE TE RE » NGA KRETA!!
Titulli i Remarque « Asgje te re nga Fronti i Perendimit », i pershtatet « Takimit te Kretes ».
Mbas reth 48 ore biseda te paraprira nga trumbeta propagandistike, midis Zz. Kotzias e Bushati, mbas disa kengeve, valleve e darkave aty, Ministria e Jashteme e Shqiperise nuk ka bere asnje njoftim substancial zyrtar per ecurine.
I vetmi burim zyrtar informacioni eshte njoftimi i pare i Ministrise se Jashteme te Greqise, i cili edhe “midis rreshtave” nuk trasmeton asnje mesazh konkret.
NGA DIKASTERI YNE, HESHTJE PER ELEMENTET E PRITUR!
Mendoj se takimet jane gjithmone pozitive, por ashtu sic e kam thene edhe ne Komisionin e Jashtem nuk kisha ndonje pritshmeri konkrete kete here.
Kjo sepse problemet e agravuara prej vitesh nga politikat Rajonale aventureske te Rilindjes, nuk mund te cbeheshin ne 48 ore, pavaresisht edhe muzikes!!
CESHTJET ME GREQINE DUHET E MUND TE ZGJIDHEN DUKE U PERBALLUAR ME SERIOZITET, RINOVUAR TRAKTATIN E MIQESISE SE 1996, QE I HAP RRUGE KESAJ:
Per levizjen e lire duhet te punohet menjehere per tejkalimin e ceshtjes se toponimeve.
Per pronat duhet te aktivizohet komisioni i parashikuar ne Traktat.
Per ceshtjen e “Ligjit te Luftes” dhe kufijve tokesore duhet mbeshtetur perseri ne ate Traktat.
Per Mareveshjen Detare duhet punuar mbi modelin e perpareshem te saj.
NDRYSHE DUKE ECUR ME “HAPA TE SHKURTERA”, SIC DEKLAROI BUSHATI NE KOMISION, DO TE NGELIM GJATE KETU KU JEMI.
Ndersa Ministri Kotzias ne fakt mori ate qe i nevojitej nga ai takim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura